Tre shqiptarë në Firence i kanë vjedhur çantën një prostitute, por janë rrahur paq nga tre persona të tjerë.
Kjo ka ndodhur ditën e djeshme në orët e vona të natës, shkruajnë mediat italiane. Policia u njoftua për një sherr masiv në rrugën “Luderi” të Firences.
Kur shkoi në vendngjarje gjeti tre shqiptarë të me plagë. Sipas dëshmive, shqiptarët i kishin marrë me dhunë çantën një prostitute në të cilën kishte perzervativë dhe dokumentet identifikuese të saj, raporton panorama.
Prostituta më pas kishte thirrur për ndihmë dhe tre shqiptarët janë konfliktuar me tre persona të tjerë të paidentifikuar që i kanë rrahur keqas.
Policia e gjeti çantën në makinën me të cilën udhëtonin shqiptarët. Tashmë një hetim ka nisur për identifikimin dhe kapjen e tre personave të tjerë, ndërsa procedimi penal për shqiptarët ka nisur.