Një vrasje ka tronditur sot qytetin e vogël të Rreshenit në veri të vendit. Është ekzekutuar në një lokal në qendër të qytetit Saimir Jaku, me pozicion drejtues në OSHEE.
Siç thonë burimet konfidenciale, 33 vjeçari ka qenë duke pirë kafe në lokalin që njihet me emrin “Filopati i ri” kur është qëlluar për vdekje rreth orës 09:30. Në këtë ngjarje janë plagosur edhe dy persona të tjera që po marrin mjekin në spital.
Po sipas burimeve, dy persona të armatosur me kallashnikov kanë zbritur nga makina, kanë ulur kapuçët (maskat) që mbanin në kokë dhe kanë qëlluar me breshëri drejt Jakut.
Më pas ata janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Në komisariatin e Rrëshenit, po merren dëshmi të personave që kanë qenë në lokal. Ndërkohë policia nuk ka dalë ende me deklaratë zyrtare për ngjarjen. Nuk ka gjithashtu informacion për konfliktet e mundshme të Jakut, apo për persona të dyshuar për këtë krim të rëndë.
Duke qenëse në fillim media ishte e paqartë për pozicionin e punës së viktimës, OSHEE sqaroi se “Saimir Jaku punonte si shef sektori i asistencës teknike “skada plus GIS” në drejtorinë qendore të Tensionit të Lartë në Tiranë.
Jaku, deri para një jave, ishte drejtor i Tensionit të Lartë për zonën e veriut.
Ndërsa në zgjedhjet e fundit ishte zgjedhur anëtar i këshillit të qarkut të Lezhës nën siglën e PS-së.
Emri i tij është lakuar nga Sali Berisha, i cili referuar denoncime që i shkojnë nga qytetarë, shkruante në muajin Maj, se Saimir Jaku ka qenë i dënuar në Itali për trafik droge.
/Opinion.al
Lexo edhe: http://opinion.al/oshee-viktima-saimir-jaku-pononjes-i-yni-por-jo-drejtor/
http://opinion.al/vrasja-ne-mirdite-berisha-kishte-denoncuar-ish-drejtorin-saimir-jaku/
*Foto: Vendi i ngjarjes, lokali i njohur si “Filopati” në qytetin e Rrëshenit