Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Prokurorët vënë alarmin: Reforma bllokon emërimin e magjistratëve të rinj

2016/09/08 at 9:22 AM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Prokurorët vënë alarmin: Reforma bllokon emërimin e magjistratëve të rinj

Unioni i Prokurorëve shprehu shqetësim dje për vakumin ligjor të krijuar nga vonesa në miratimin e ligjeve shoqëruese të ndryshimeve kushtetuese të Reformës në Drejtësi.


“Me anë të kësaj deklarate për median, Unioni i Prokurorëve konsideron me vend të shprehë shqetësimin për situatën e krijuar pas ndryshimeve kushtetuese. Në një kohë kur prokurorët e Republikës së Shqipërisë janë duke hetuar dhe përfaqësuar akuzën në gjykatë për qindra e mijëra çështje penale, konstatohet një situatë e nderë e krijuar nga mosmiratimi i ligjeve organike në zbatim të ndryshimeve kushtetuese të datës 22.07.2016”, thuhet në deklaratën e bordit të Unionit të Prokurorëve, raporton “Panorama”. Sipas saj, krijimi i Prokurorisë së Posaçme, Këshillit të Lartë të Prokurorisë, organizimi i Prokurorisë së Republikës së Shqipërisë, kërkon, referuar Kushtetutës, një afat deri në tetë muaj pas miratimit të saj. “Kjo kohë e gjatë, marrë në konsideratë dhe faktin se asnjë ligj nga paketa e shtatë ligjeve bazë të mirëfunksionimin e sistemit gjyqësor nuk është miratuar ende apo nuk ka hyrë në fuqi, po sjell dhe do të sjellë një vakum ligjor, që do të cenojë funksionimin normal të sistemit gjyqësor dhe të punës së përditshme të Prokurorisë shqiptare.

MAGJISTRATËT

Në deklaratë, Unioni i Prokurorëve konstaton se ngarkesa e punës së prokurorëve është shumë e madhe dhe është i nevojshëm shtimi i numrit të prokurorëve që do të çonte në uljen e ngarkesës, rritjen e cilësisë se hetimit dhe afate më të shpejta për hetimin e procedimeve penale. “Në këtë kuadër fillimi i detyrës i magjistratëve të rinj që diplomohen nga Shkolla e Magjistraturës, sipas kuadrit aktual kushtetues, nuk mund të ndodhë për sa kohë që sipas dispozitave kushtetuese i vetmi organ që ka të drejtën për emërimin apo transferimin e prokurorëve është Këshilli i Lartë i Prokurorisë (që ende nuk është formuar)”, theksohet më tej në deklaratë.

KRIMET E RËNDA

Unioni i Prokurorëve shpreh shqetësimin për anëtarët e këtij organizimi dhe jo vetëm, që janë aktualisht prokurorë pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda. “Kushtetuta në nenin 179/8 të saj parashikon vazhdimin e detyrës vetëm për gjyqtarët e Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda dhe Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda. Mosparashikimi i vazhdimit të detyrës për prokurorët e kësaj prokurorie çmojmë se bie ndesh me Kushtetutën, duke shtuar këtu dhe punën, ngarkesën dhe rrezikun deri fizik të këtyre prokurorëve gjatë ushtrimit të detyrës në hetimin e veprave të rënda penale, të grupeve kriminale dhe krimit të organizuar”, theksohet më tej në deklaratën e bordit drejtues të Unionit të Prokurorëve.

“MBYLLJA” E DOSJEVE

Prokurorët anëtarë të Unionit shprehen në deklaratën e tyre se mungesa e dispozitave kalimtare rregullatore për këtë periudhë pas hyrjes në fuqi të Kushtetutës së re, deri në miratimin e ligjeve organike dhe krijimin e funksionimit të organeve të reja të parashikuara nga Kushtetuta, po sjell pasiguri juridike dhe mund të cenojë ecurinë e procedimeve penale, që janë në hetim dhe të çështjeve penale që janë në gjykim. “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, me përjashtim të nenit 178 si një rregull i përgjithshëm, nuk ka parashikuar asnjë dispozitë kalimtare për ecurinë e punës së Prokurorisë shqiptare, duke marrë në konsideratë juridiksionin fillestar për hetimin e funksionarëve të lartë, organizimin dhe llogaridhënien e prokurorëve, mungesën e funksionimit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë deri te funksionimi i Prokurorisë lidhur në hierarkinë, varësinë ose jo nga prokurori më i lartë etj.”, evidentohet më tej në deklaratë. Sipas saj, në një kohë kur Kushtetuta parashikon dispozita kalimtare rregullatore për institucione të tjera të sistemit të drejtësisë (neni 179/dh pika 12), nuk ka parashikuar funksionimin e institucioneve të prokurorisë dhe ajo që është më e rëndësishmja ka krijuar një mosfunksionim sa i përket hetimit dhe gjykimit të çështjeve të korrupsionit dhe krimit të organizuar”, theksojnë prokurorët./Panorama

 

Etiketa: prokuroretreforma


Ju sugjerojmë

“Dosjet Epstein”: Çfarë janë ato dhe pse mund ta fusin Trumpin në telashe
Bota

“Dosjet Epstein”: Çfarë janë ato dhe pse mund ta fusin Trumpin në telashe

6 Qershor, 2025 9:06 am
Gjermanët nuk i besojnë SHBA-së dhe Izraelit
Bota

Gjermanët nuk i besojnë SHBA-së dhe Izraelit

6 Qershor, 2025 8:53 am
58,5 mijë individë deklaruan të ardhurat për herë të parë në 2024-n
Aktualitet

58,5 mijë individë deklaruan të ardhurat për herë të parë në 2024-n

6 Qershor, 2025 8:35 am
Kryeministri Rama uron të gjithë besimtarët myslimanë: Gëzuar Kurban Bajramin!
Aktualitet

Kryeministri Rama uron të gjithë besimtarët myslimanë: Gëzuar Kurban Bajramin!

6 Qershor, 2025 8:29 am
Presidenti Bajram Begaj shpallet “Qytetar Nderi” i Gjilanit
Aktualitet

Presidenti Begaj uron besimtarët për Kurban Bajramin: Qofshi në mbrojtjen e Zotit!

6 Qershor, 2025 8:25 am
Besimtarët myslimanë festojnë Kurban Bajramin
Aktualitet

Besimtarët myslimanë festojnë Kurban Bajramin

6 Qershor, 2025 8:21 am
Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit për sot, 6 qershor 2025

6 Qershor, 2025 8:19 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 6 qershor 2025

6 Qershor, 2025 8:18 am
Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë
Bota

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë

5 Qershor, 2025 10:28 pm
A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri
-U tha në Opinion

A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri

5 Qershor, 2025 9:52 pm
Para
20 ditë burg për efektivin e FNSH-së, qëlloi me armë në drejtim të kolegëve

Katër operacione antikanabis, dy në pranga, dy në kërkim

Nuk do ta besoni se kush do të këndojë në ditëlindjen e Behgjet Pacollit

Nuk do ta besoni se kush do të këndojë në ditëlindjen e Behgjet Pacollit

TIA fshikullon politikanët e gjyqtarët. Përmend Metën, Bashën, Mediun

TIA fshikullon politikanët e gjyqtarët. Përmend Metën, Bashën, Mediun
















TE FUNDIT

“Dosjet Epstein”: Çfarë janë ato dhe pse mund ta fusin Trumpin në telashe

“Dosjet Epstein”: Çfarë janë ato dhe pse mund ta fusin Trumpin në telashe
6 Qershor, 2025

“Dosjet Epstein” kanë hyrë në përplasjen e pashembullt midis Elon Musk dhe Donald Trump. Miliarderi i Afrikës së Jugut, në...

Lexo më shumë

Gjermanët nuk i besojnë SHBA-së dhe Izraelit

Gjermanët nuk i besojnë SHBA-së dhe Izraelit
6 Qershor, 2025

Si të përgatitemi për një takim me Presidentin e SHBA-së Donald Trump? Kjo është ndoshta pyetja që çdo kryetar shteti...

Lexo më shumë

58,5 mijë individë deklaruan të ardhurat për herë të parë në 2024-n

58,5 mijë individë deklaruan të ardhurat për herë të parë në 2024-n
6 Qershor, 2025

Ulja e pragut të të ardhurave dhe detyrimi i të dypunësuarve për plotësimin dhe dorëzimin e Deklaratës Individuale Vjetore e...

Lexo më shumë

Kryeministri Rama uron të gjithë besimtarët myslimanë: Gëzuar Kurban Bajramin!

Kryeministri Rama uron të gjithë besimtarët myslimanë: Gëzuar Kurban Bajramin!
6 Qershor, 2025

Me rastin e festës së shenjtë të Kurban Bajramit, Kryeministri Edi Rama ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë. Përmes një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com