Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Universitetet, shanset për të fituar në raundin e dytë

2016/09/08 at 2:00 AM
në Aktualitet, Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Universitetet, shanset për të fituar në raundin e dytë

Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla, gjate nje konference te perbashket shtypi, me ministrin grek te Edukimit dhe Ceshtjeve Fetare, Andreas Loverdos, i cili ndodhet per nje vizite zyrtare ne Tirane./r/n/r/nLindita Nikolla, Minister of Education and Sports, during a meeting with Andreas Loverdos, Minister for Education and Religious Affairs.

Kanë studiuar fort për tri vite a më shumë, shkëlqejnë edhe në provimet e maturës shtetërore, por nuk arrijnë të sigurojnë dot një vend në auditorin e universiteteve.


Ky është handikapi që po mundon shumë maturantë garues për në universitete, të cilët dy ditë më parë e panë ID e tyre poshtë vijës së kuqe të fituesve në institucionet e arsimit të lartë publik.

E gjitha kjo, edhe sipas ekspertëve të arsimit, mësohet të ketë ardhur si pasojë e qindra kuotave të zëna nga nja “grusht maturantësh” ekselentë, të cilët kanë fituar të gjitha preferencat.

Udhëzimi 13 i Ministrisë së Arsimit parashikon që nga e marta e javës që vjen deri më datë 20 shtator, ata të bëjnë zgjedhjen e tyre duke u regjistruar në një prej fakulteteve ku janë shpallur fitues.

Vetëm kjo gjë, do t’u hapë krah në një raund të dytë gare, që nis më 22 shtator, ish-maturantëve gjithashtu shumë të mirë, por që nuk kanë siguruar pikët e mjaftueshme për t’u shpallur fitues në degët e shumëkërkuara.

Me shpalljen e listës finale, e më pas edhe vendeve të lira në fakultete, me laps në dorë, maturantët duhet të përllogarisin vetë pikët e tyre dhe t’i krahasojnë me pikët e fituesit të fundit të degëve që dëshirojnë të ndjekin. Kjo, në varësi jo vetëm të degës që ata duan, por edhe mundësive reale që kanë për ta fituar.

SISTEMI I PRANIMEVE

I pari vit i aplikimit të sistemit të ri të pranimeve, ku çdo gjë u lihej në dorë universiteteve, ka lënë shumë maturantë të zhgënjyer nga sistemi. Njësoj si një vit më parë, formula e pranimeve të reja këtë vit parashikonte që maturantët të rendisin në “Formularin e aplikimit në IAL” dhjetë degët e preferuara.

Por, ndryshe nga dhjetë vite më parë, aq sa funksionoi matura shtetërore, në raundin e parë të garës maturantët mund të shpallen fitues në më shumë se një degë, duke i lënë ato “pezull” për dy javë, deri në momentin që vendosin se ku dëshirojnë të regjistrohen. Këtu bëhet fjalë për nxënësit ekselentë, me notë mesatare mbi 9.5 e po aq edhe në provimet e fundit të maturës, të cilët rezultojnë të kenë fituar të dhjetë degët e mundshme që kanë caktuar në formularin e aplikimit në IAL.

Vetëm pas datës 20 shtator, datë kur fituesit kanë shprehur vullnetin e tyre në një degë, ciladoqoftë ajo, do të hapen vendet e lira për maturantët poshtë vijës së kuqe. Java që vjen është vendimtare edhe për ata që kanë fituar një degë më pak të preferuar. Ata duhet të vendosin nëse duhet të regjistrohen apo të vijojnë garën në raundin e dytë.

Çdo gjë do të jetë më e qartë në raundin e dytë. Sistemi i pranimeve u mundëson që në fazën tjetër ata të bëjnë një formular me të tjera preferenca, pasi të jenë konsultuar me universitetet. Kështu, nëse i bëjnë mirë llogaritë, ata mund të arrijnë të mos mbeten jashtë dyerve të fakultetit.

VENDET E LIRA

Sipas të dhënave të deritanishme, brenda të njëjtit universitet, shumë nxënës janë shpallur fitues në disa programe studimi. Ndonëse ende nuk mund të flitet me shifra, lista finale me përfundimin e regjistrimit të fituesve në një program studimi pritet të lërë bosh mbi 30% të vendeve në universitete.

Vetëm në Fakultetin e Ekonomisë, me kapacitet 1300 vende, në rast se regjistrohen të gjithë fituesit, mbeten bosh mbi 350 kuota. Mjekësia gjithashtu kishte 21 mijë kuota, por vetëm 7900 kandidatë, 880 prej të cilëve kanë fituar. Shumica prej tyre rezultojnë të kenë renditur të nëntë degët që ofron Universiteti i Mjekësisë.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe në universitetet e tjera. Kështu, ata që e kanë parë veten poshtë vijës së kuqe në listat e fituesve duhet të jenë optimistë për në fazën e dytë të garës, pasi shanset që të shpallen fitues janë shumë të mëdha.

Rektorët u kërkojnë fituesve të bëjnë regjistrimin online në portalin e maturës shtetërore e më pas atë në fakultete./B.Basha/Panorama

 

Etiketa: raundi i dyteshansetuniversitetet


Ju sugjerojmë

“U gjetën 6 kg heroinë”, arrestohen drejtuesi i mjetit dhe 4 policë në Kapshticë
Aktualitet

Tentoi të kontrabandonte veshje nga Greqia/ Arrestohet në Kapshticë 50 vjeçari

19 Gusht, 2025 9:30 am
Çmimi i referencës/ Detyrimi i taksës së ndërtesës për pronarët e parkimeve dhe..
Aktualitet

Çmimi i referencës/ Detyrimi i taksës së ndërtesës për pronarët e parkimeve dhe..

19 Gusht, 2025 9:23 am
Çfarë ndodhi në Shtëpinë e Bardhë?
Bota

Çfarë ndodhi në Shtëpinë e Bardhë?

19 Gusht, 2025 9:10 am
Protestat zgjerohen, Vuçiçi kërcënon
Rajoni

Protestat zgjerohen, Vuçiçi kërcënon

19 Gusht, 2025 8:55 am
Gjendet kanabis, kokainë/Banesë në Yzberisht për përgatitjen e drogës, 1 në pranga
Aktualitet

Gjendet kanabis, kokainë/Banesë në Yzberisht për përgatitjen e drogës, 1 në pranga

19 Gusht, 2025 8:45 am
Estonezët nuk kanë frikë nga rusët
Bota

Estonezët nuk kanë frikë nga rusët

19 Gusht, 2025 8:40 am
Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit sot, 19 gusht 2025

19 Gusht, 2025 8:24 am
Horoskopi, 7 shtator 2023
Aktualitet

Horoskopi për ditën e sotme, 19 gusht 2025

19 Gusht, 2025 8:05 am
U ekzekutua sot në mes të Athinës, zbardhet emri dhe fotoja e viktimës
Rajoni

U ekzekutua sot në mes të Athinës, zbardhet emri dhe fotoja e viktimës

18 Gusht, 2025 10:36 pm
Mesazhi i evropianëve për Trumpin: Mbështetja e paqes është mbështetje e Ukrainës!
Bota

Mesazhi i evropianëve për Trumpin: Mbështetja e paqes është mbështetje e Ukrainës!

18 Gusht, 2025 10:20 pm
Para
Risia, një bluze që i mëson anatominë fëmijëve

Risia, një bluze që i mëson anatominë fëmijëve

FOTOT/ Del në treg iPhone 7, rezistent ndaj ujit dhe kufje wireless

FOTOT/ Del në treg iPhone 7, rezistent ndaj ujit dhe kufje wireless

Mrekulli/ Sot në Vatikan do të lexohet Kurani

Papa Françesku mund të vizitojë Serbinë dhe Kosovën
















TE FUNDIT

Tentoi të kontrabandonte veshje nga Greqia/ Arrestohet në Kapshticë 50 vjeçari

“U gjetën 6 kg heroinë”, arrestohen drejtuesi i mjetit dhe 4 policë në Kapshticë
19 Gusht, 2025

Tentoi të kontrabandonte mallra nga Greqia, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga nga Policia Kufitare, 50-vjeçari. Sekuestrohen mallrat (veshjet)...

Lexo më shumë

Çmimi i referencës/ Detyrimi i taksës së ndërtesës për pronarët e parkimeve dhe..

Çmimi i referencës/ Detyrimi i taksës së ndërtesës për pronarët e parkimeve dhe..
19 Gusht, 2025

Rritja e çmimeve të referencës në rrethe, përveç detyrimeve për taksën e ndërtesës të familjarëve dhe bizneseve pritet të sjellë...

Lexo më shumë

Çfarë ndodhi në Shtëpinë e Bardhë?

Çfarë ndodhi në Shtëpinë e Bardhë?
19 Gusht, 2025

Presidenti amerikan, Donald Trump, e telefonoi homologun rus, Vladimir Putin, për të nisur përgatitjet për një takim ballë për ballë...

Lexo më shumë

Protestat zgjerohen, Vuçiçi kërcënon

Protestat zgjerohen, Vuçiçi kërcënon
19 Gusht, 2025

Dinamika e re të trazirave të dhunshme në Serbi lidhet sipas mediave gjermane me frustrimin e qytetarëve për mosveprimin e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com