Një baba nga Fieri ka denoncuar në polici një vajzë 25vjeçare me pretendimin se i shfrytëzon vajzën për prostitucion.
Babi 48 vjeçar me inicialet Q.SH.ka denoncuar në Polici shtetasen V.K. 25 vjeçe, banuese në Sarandë. Sipas tij, vajza e tij është larguar nga banesa më datë 10 korrik të këtij viti.
Ai thotë se shtetasja në fjalë e mban në banesën e vet dhe e shfrytëzon për prostitucion.
Policia ka nisur menjëherë kërkimet dhe hetimet për rastin në fjalë.