Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Aeroporti i Kukësit, ende një ëndërr e bukur

2016/09/03 at 9:29 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Aeroporti i Kukësit, ende një ëndërr e bukur

Një dhuratë e Emirateve të Bashkuara Arabe vendosi në mënyrë të rastësishme fatin e një qyteti jo shumë të zhvilluar ekonomikisht. Nëse Rruga e Kombit, u projektua për të ndihmuar banorët e kësaj zone dhe për të nxitur shkëmbimin tregtar mes dy vendeve, aeroporti ishte një rastësi për këta qytetarë. Të pasigurt se si do të dilnin negociatat me kompaninë Tirana International Airport, zyrtarët e qeverisë vendosën si kusht në zgjatjen e kontratës aeroportin e Kukësit, i cili ishte projekti më konkret dhe tashmë i ndërtuar.
Që prej vitit 1939, fusha e Meteorit në Shqitën në jug të qytetit është përdorur për veprimet ushtarake që ndodhën gjatë dy luftërave botërore. Përdorimi fillimisht nisi në kohën e mbretit Zog, por më pas ushtria italiane mori këtë vend për të vendosur mjetet e saj duke e zgjeruar. Interesi për këtë tokë prej 65 hektarësh lindi edhe gjatë kohës së luftës së Kosovës. Avionët e NATO-s e përdorën për të sjellë ndihmat humanitare për refugjatët kosovarë.


Pista e tij u shfrytëzua më pas për të kryer transportin e qytetarëve të larguar nga Kosova, për t’i kthyer sërish në atdhe. Për të ndihmuar në këtë luftë nuk ishin vetëm forcat e aleancës, por edhe Emiratet Arabe. Presidenti i ndjerë, Zayed Bin Sulltan, pas dy vitesh vendosi të japë 16 milionë euro për ndërtimin e plotë të aeroportit. Punimet zgjatën 4 vjet dhe vdekja e tij bëri që ai të mos e shihte veprën të përfunduar, në nder të tij aeroporti mban emrin Zayed Bin Sultan Al – Nayah.
Tre kilometra larg qendrës së qytetit të Kukësit, aeroporti qëndron në nivelin e 353 metrave mbi nivelin e detit, për shkak edhe të vetë tipareve të kësaj zone. Në shumë raste, ekspertët thonë se ulja e avionëve kërkon rrotullime në hapësirë, për shkak se aerporti është mes malesh, drejtimi i erës mund të krijojë probleme në uljen dhe manovrimin e avionëve, apo dhe fluksi i fluturimeve mund të jetë i kufizuar për shkak se vendqëndrimi i mjeteve fluturuese është i përshtatur për 5 deri në 6 tipe avionësh. Afërsia me aeroportin e Prishtinës është një tjetër faktor që mund të ulë interesin e operatorëve ajrorë për të kryer fluturime edhe në Kukës.
Sot ky aeroport ka terminalin e pasagjerëve, kullën e drejtimit, pistën për uljet e avionëve, vendqëndrimin për 7 të tillë, sistemin e ndriçimit, vendparkimin e mjeteve dhe rrethimin me një perimetër prej 5 mijë metrash.

Vendi i papërshtatshëm

Në shumë raste, ekspertët thonë se ulja e avionëve kërkon rrotullime në hapësirë, për shkak se aerporti është mes malesh, drejtimi i erës mund të krijojë probleme në uljen dhe manovrimin e avionëve, apo dhe fluksi i fluturimeve mund të jetë i kufizuar për shkak se vendqëndrimi i mjeteve fluturuese është i përshtatur për 5 deri në 6 tipe avionësh

Kompanitë low cost të interesuara
Në vite, kompani të ndryshme ajrore të cilat operojnë në tregun e low cost kanë paraqitur interes për të hapur këto lloj fluturimesh në Shqipëri, por pengesë ka qenë marrëveshja për ekskluzivitetin e ajrit që qeveria “Nano” firmosi me palën gjermane. Dhe sot, Wizz Air, Ryan Air dhe Adria Airways kanë kërkuar hapjen e fluturimeve në këtë pistë, por shkak është bërë vonesa në investimet e fundit që kërkon aeroporti i Kukësit për t’u vënë në operim. Ende sot, qeveria nuk ka vendosur mënyrën se si do ta bëjë këtë investim: partneritet publik privat ku operuesi të jetë po ashtu firma që operon apo të bëjë vetë ndërtimin e saj dhe më pas një ent publik të bëjë menaxhimin. Katër muaj pas miratimit të kuvend, ende buxheti i shtetit nuk ka miratuar një fond për të bërë investimet e duhura, ku dhe me buxhetin e rishikuar asnjë shtesë nuk kaloi për aeroportin. Nëse deri në fund të vitit, asnjë kompani nuk interesohet për të marrë me koncesion operimin e tij, atëherë një vit në zgjatjen e kontratës me palën gjermane digjet në kurriz të qytetarëve shqiptarë dhe në interes të kompanisë TIA.
Megjithatë dhënia në përdorim të një enti privat, do të rrezikonte sërish tarifat që ky operator do t’u vendoste kompanive të fluturimit, duke ndikuar sërish në çmimin e biletave.

Marrëveshja e rishikuar me Tirana International Airport
Ka më shumë se 10 vite që aeroporti pret të kryejë funksionin për të cilin u krijua, ku më shumë, për ironi të fatit, i shërbeu në kohën që nuk kishte gati asnjë pistë për të bërë fluturimin e avionëve. Marrëveshja 20-vjeçare e qeverisë shqiptare me koncesionarin e Tirana International Airport nuk lejoi që të ndodhë asnjë fluturim ndërkombëtar, duke u shitur klientëve shqiptarë çmime trefish më të larta se vendet e rajonit dhe Europës. Një zgjidhje për disa ishte dhe blerja e biletave në vende si Shkupi, Prishtina apo Podgorica, e ndërsa disa të tjerë blinin biletat e “kripura” që vijon të tregtojë koncesionari i Rinasit. Sot, 5 muaj pas miratimit të marrëveshjes me TIA për lejimin e fluturimeve në Kukës, ende asnjë nga ne nuk ka një datë të saktë se kur kjo pistë do të bëhet funksionale.
Marrëveshja përcakton qartë që dy vitet shtesë nga kompania Tirana International Airport përfitohen menjëherë pas miratimit të kontratës së re që bëri qeveria me palën koncesionare. Çdo vonesë në fillimin e fluturimeve penalizon qytetarët shqiptarë, të cilët do të vijojnë të paguajnë biletat e shtrenjta të Rinasit dhe për dy vite më shumë, pa pasur mundësi të kenë një alternativë tjetër.
“a) Koncesioni jepet për një afat prej 22 (njëzet e dy) vitesh duke filluar nga data e fillimit (“Afati i koncesionit”). Në rast se ndonjë aeroport apo aeroporte, përveç Aeroportit të Kukësit, fillon operimin për fluturime tregtare (që për këtë qëllim do të thotë data në të cilën kryhet fluturimi i parë tregtar) në Republikën e Shqipërisë përpara datës 23 prill 2025 (“Operimi i një aeroporti të ri tregtar”), afati i koncesionit do të zgjatet si më poshtë (zgjatja e afatit të koncesionit nuk do të tejkalojë limitin maksimal prej 4.5 (katër pikë pesë) vitesh në total).” citon marrëveshja e re. Ndryshimet ku koncesionari duhet të përfitojë zgjatjen e ekskluzivitetit të tij në një zonë me radiacion prej 100 km² do të ndodhin për një aeroport të dytë apo të tretë.

monitor 744.indd

Konkurrenca paralajmëroi: Mos bëni lëshime për Rinasin
Që në dhjetor 2015, kur ende po negociohej për ndryshimin e marrëveshjes koncesionare me Rinasin Autoriteti i Konkurrencës i rekomandoi Ministrisë së Transporteve dhe asaj të Ekonomisë që të mos të mos zgjaste afatin e eksluzivitetit për fluturimet ndërkombëtare pavarësisht kushteve të vendosura nga koncensionari për rishikimin e marrëveshjes. Sipas burimeve nga Autoriteti, koncesionari kishte aftësi financiare të tilla që të mundësonte liberalizimin e Aeroportit të Kukësit, pa kosto shtesë për ekonominë, përsëri duke ruajtur mirëqenien ekonomike të koncesionarit.
Shqetësimi kryesor ishtë nëse Aeroporti i Kukësit do të arrihej të bëhej funksional në dy vjet. Sipas relacionit, Në nenin 3 të Amendamentit parashikohet zgjatja e afatit të eskluzivitetit të operimit të aeroportit ndërkombëtar “Nënë Tereza” të paktën me dy vite (pavarësisht nëse do të operojë ose jo ndonjë aeroport tjetër në territorin e Shqipërisë) dhe në varësi të datës së operimit zgjatjen e afatit sipas tabelës me minimalisht 0.5 vite nëse një aeroport tjetër fillon në vitin 2024 dhe maksimalisht 5 vite nëse ndonjë aeroport tjetër fillon të operojë që këtë vit.
Dyshimet janë nëse aeroporti i Kukësit do të arrijë të jetë funksional për dy vjet, për shkak të gjendjes së amortizuar në të cilën ndodhet dhe investimeve të mëdha shtesë që duhen për ta kthyer atë në punë. Nuk është bërë ende e qartë nëse Kukësin do e menaxhojë vetë shteti, apo ky i fundit, në pamundësi për të investuar do e japë me koncesion te privatët. Nuk ka të dhëna as nëse operatorët me kosto të ulët do të kenë interes të operojnë në Aeroportin e Kukësit, në gjendjen në të cilën është si dhe konkurrencën e fortë që mund të ketë nga Aeroporti i Prishtinës, ku operojnë tashmë disa low cost.
Dhe sot, shtatë muaj pas rishikimit të kontratës koncesionare, Tirana International Airport, që menaxhon me koncesion Rinasin ka arritur të marrë edhe dy vjet zgjatje kontrate, ndërkohë që mbetet e paqartë nëse brenda dy viteve të ardhshme shqiptarët do të mund të fluturojnë me çmime të uëta nga Aeroporti i Kukësit. /Monitor/



Ju sugjerojmë

Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”
Kryesore

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:02 pm
“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 6:37 pm
Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles
Kryesore

Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles

7 Qershor, 2025 6:22 pm
Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë
Kryesore

Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë

7 Qershor, 2025 6:18 pm
The Guardian artikull për ndeshjen Shqipëri-Serbi: Ngjallin kujtimet e përplasjes…
Kryesore

The Guardian artikull për ndeshjen Shqipëri-Serbi: Ngjallin kujtimet e përplasjes…

7 Qershor, 2025 5:55 pm
Bovilla, e panjohur për potencialin arkeologjik
Aktualitet

Bovilla, e panjohur për potencialin arkeologjik

7 Qershor, 2025 5:24 pm
Zgjedhjet në dy komuna të vogla të Serbisë, test për pushtetin e Vuçiç
Rajoni

Zgjedhjet në dy komuna të vogla të Serbisë, test për pushtetin e Vuçiç

7 Qershor, 2025 5:10 pm
Shqipëri-Serbi/Tirana “vishet” kuqezi, tifozët nisin grumbullimin
Kryesore

Shqipëri-Serbi/Tirana “vishet” kuqezi, tifozët nisin grumbullimin

7 Qershor, 2025 4:54 pm
Duka:Fitorja me Serbinë shijon sa Botërori,shpresoj të ketë përçarje te kundërshtari
Kryesore

Duka:Fitorja me Serbinë shijon sa Botërori,shpresoj të ketë përçarje te kundërshtari

7 Qershor, 2025 4:46 pm
Para
Vritet efektivi/ Policia në aksion, agresori nuk është kapur. Foto nga vendngjarja

Vrasja e efektivit të FNSH-së, ekspertët hetime në vendin e ngjarjes në Torovicë

FBI publikon dosjen e hetimit për Email-et e Hillary Clinton

FBI publikon dosjen e hetimit për Email-et e Hillary Clinton

Koalicioni, i pakoordinuar për demarkacionin

Koalicioni, i pakoordinuar për demarkacionin

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
7 Qershor, 2025

Shqipëria do të përballet sot ndaj Serbisë në orën 20:45, një ndeshje e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026. Përveç...

Lexo më shumë

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Kombëtarja e Serbisë është nisur drejt stadiumit “Air Albania”, aty ku prej orës 20:45, do të luhet ndeshja ndaj Shqipërisë....

Lexo më shumë

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Ditën e sotme do të zhvillohet ndeshja e shumëpritur Shqipëri-Serbi në stadiumin “Air Albania”, në orën 20:45. Shumë prej tifozëve...

Lexo më shumë

Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles

Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles
7 Qershor, 2025

Mbrëmjen e kësaj të shtune të 7 qershorit, do të luhet dueli mes Shqipërisë dhe Serbisë. Një duel që pritet...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com