Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ja personi që vrau efektivin e FNSH-së, Ardian Kodra

2016/09/02 at 10:28 PM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Ja personi që vrau efektivin e FNSH-së, Ardian Kodra

David Qosja është autori i vrasjes së efektivit të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, Ardian Kodra.

Qosja është 30 vjeç, i lindur në fshatin Tamarë të Malësisë së Madhe, ndërsa jetonte i vetëm në banesën e tij në Torovicë të Lezhës.

Sipas banorëve të fshatit, ai njihej si një person me probleme mendore, por që nuk dispononte një kartelë mjekësore.

Ata tregojnë se Qosja ka pasur një jetë të vështirë, që nga vdekja e babait dhe vëllait (u shtyp me traktor), e largimi i nënës së tij te një nga motrat jashtë shtetit.

Mësohet se prej kohësh, i riu kishte shfaqur shenja të çuditshme në sjellje, rrinte i veçuar nga të tjerët dhe nuk kujdesej për veten.

monstra

Ngjarja

David Qosaj ishte mbyllur që prej drekës në banesën e tij në Torovicë, i armatosur dhe qëllonte në ajër duke kundërshtuar forcat e policisë.

Në vendngjarje menjëherë pas lajmit të rezistencës, mbërritën grupet e FNSH-së, që u munduan ta arrestonin.

Por, sipas burimeve, FNSH-të dhe Policia nuk kishin informacion të detajuar lidhur me profilin dhe rrezikshmërinë e autorit.

Gjatë operacionit për kapjen e Qosajt u vra efektivi Kodra, që u qëllua nga autori. Pas kësaj, u thirrën forcat RENEA nga Tirana që mbërritën rreth orës 17:15.

Pas mbërritjes, RENEA evakuoi zonën rreth banesës së Qosajt në Torovicë në rast rreziku. Snajperat u pozicionuan gati për qitje, mirëpo objektivi ishte fshehur në një dhomë ku RENEA nuk kishte fushëpamje.

arma

Arrestimi

Autori i vrasjes së efektivit të FNSH-së, Ardian Kodra po refuzonte vazhdimisht negociatat dhe po qëllonte drejt RENEA-s. Kështu, Qosaj tentoi madje që të arratisej, duke u përpjekur që t’i vinte zjarrin katit të dytë të banesës për të shpërqendruar Policinë.

Mirëpo, RENEA veproi me gaz lotsjellës fillimisht, dhe më pas hodhi një granatë “trullosëse”, për ta shpërqendruar autorin dhe për ta trullosur.

Pas këtij momenti, kanë ndërhyrë në banësë forcat RENEA dhe e kanë arrestuar autorin të gjallë. Mësohet se ai nuk ka marrë asnjë plumb dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.

Etiketa: efektivifytyraqosjavrau

Ju sugjerojmë

Eci deri te stacioni pavarësisht plagës në bark, atentat ndaj 24-vjeçarit shqiptar në Selanik
Aktualitet

Fier/ Po kërkohej prej ditësh nga familjarët, gjendet i pajetë 72-vjeçari

18 Korrik, 2025 10:39 pm
Kosovë/ 11 të arrestuar për ndihmë të kandidatëve për pajisje me patentë shoferë
Rajoni

Fjalimi kundër UÇK, policia e Kosovës arreston ndihmësin e Petkoviçit

18 Korrik, 2025 10:23 pm
Donald Trump: Mund të shqyrtojmë rikthimin në Organizatën Botërore të Shëndetësisë
Bota

Trump nënshkruan ligjin për kriptomonedhat

18 Korrik, 2025 10:08 pm
Rrjetet që përdor Rusia për rekrutim të shtetasve të vet për luftë
Bota

Rrjetet që përdor Rusia për rekrutim të shtetasve të vet për luftë

18 Korrik, 2025 9:37 pm
Banka Botërore: Shqipëria me rritjen më të madhe ekonomike në rajon
Bota

SHBA refuzon paktin e OBSH-së për përgjigje ndaj pandemive

18 Korrik, 2025 9:13 pm
“Ka një plan për Thethin”, Mazniku: Synohet zhvillimi i zonës nga banorët, por…
Politikë

“Ka një plan për Thethin”, Mazniku: Synohet zhvillimi i zonës nga banorët, por…

18 Korrik, 2025 8:58 pm
Ndryshimet në pushtetin vendor,Mazniku e lidh me integrimin në BE: Bashkitë duhet…
Politikë

Ndryshimet në pushtetin vendor,Mazniku e lidh me integrimin në BE: Bashkitë duhet…

18 Korrik, 2025 8:34 pm
Mbytja e dy vëllezërve të mitur në lumin Shkumbin, policia ndan detajet e para
Aktualitet

Mbytja e dy vëllezërve të mitur në lumin Shkumbin, policia ndan detajet e para

18 Korrik, 2025 8:27 pm
WhatsApp duhet të përgatitet “për largim” nga tregu rus
Bota

WhatsApp duhet të përgatitet “për largim” nga tregu rus

18 Korrik, 2025 8:10 pm
Elbasan/ Ishin duke ruajtur bagëtitë, mbyten dy fëmijë në lumin Shkumbin
Aktualitet

Elbasan/ Ishin duke ruajtur bagëtitë, mbyten dy fëmijë në lumin Shkumbin

18 Korrik, 2025 7:51 pm
Para
Eneda Tarifa realizon fotosesionin për Eurovizion

Flet Eneda Tarifa: Më hoqën nga "Portokalli", por kam projekt tjetër

Sezoni i ri televiziv, ja çfarë do të shihni në Tv Klan

Sezoni i ri televiziv, ja çfarë do të shihni në Tv Klan

Zyrtare/ Samsung: Galaxy Note7 probleme me baterinë, i tërheq nga gjithë tregu botëror

Zyrtare/ Samsung: Galaxy Note7 probleme me baterinë, i tërheq nga gjithë tregu botëror

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Fier/ Po kërkohej prej ditësh nga familjarët, gjendet i pajetë 72-vjeçari

Eci deri te stacioni pavarësisht plagës në bark, atentat ndaj 24-vjeçarit shqiptar në Selanik
18 Korrik, 2025

Trupi i një 72-vjeçari, është gjetur i dekompozuar pranë tokave të fshatit Sektor Seman, në Fier. Sipas njoftimit të uniformave...

Lexo më shumë

Fjalimi kundër UÇK, policia e Kosovës arreston ndihmësin e Petkoviçit

Kosovë/ 11 të arrestuar për ndihmë të kandidatëve për pajisje me patentë shoferë
18 Korrik, 2025

Igor Popoviq, përfaqësues i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, është arrestuar të premten nga Policia e Kosovës, pas...

Lexo më shumë

Trump nënshkruan ligjin për kriptomonedhat

Donald Trump: Mund të shqyrtojmë rikthimin në Organizatën Botërore të Shëndetësisë
18 Korrik, 2025

Pak çaste para se të firmoste ligjin e ri për rregullimin e kriptomonedhave, presidenti amerikan Donald Trump falënderoi publikisht një...

Lexo më shumë

Rrjetet që përdor Rusia për rekrutim të shtetasve të vet për luftë

Rrjetet që përdor Rusia për rekrutim të shtetasve të vet për luftë
18 Korrik, 2025

Kur presidenti rus, Vladimir Putin e ka urdhëruar atë që e ka quajtur “mobilizim të pjesshëm” të burrave të moshës...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com