Zv/drejtori i Policisë së Shtetit, Ardian Çipa është zyrtari i parë i Policisë që flet për rënien në detyrë të efektivit të FNSH-së, Ardian Kodra.
Çipa, në një reagim të tijin, ka shprehur keqardhje të thellë për vdekjen e efektivit, që u qëllua për vdekje në Torovicë nga David Qosaj, tashmë i arrestuar.
“Sërish dora e krimit ndëshkon punonjësit e policisë në krye të detyrës. Sërish uniformat e FNSH-së së Shkodrës shokohen sikurse të gjithë punonjësit e Policisë së Shtetit për humbjen e kolegut tonë. Ardian Kodra dhe kolegët e tij, shkuan në Torovicë të Lezhës për të rivendosur qetësinë publike dhe neutralizuar kriminelin David Qosja që kishte terorizuar zonën i armatosur. Dhimbje e papërshkruar, respekt dhe solidaritet me familjen e dëshmorit të Atdheut Ardian Kodra”, thotë Çipa.