Vuk Jeremiç mbetet një ka katër kandidatët që synojnë postin e Sekretarit të Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Por, kandidimi i ish-ministrit të jashtëm të Serbisë, ka hapur mjaft polemika në shtetet e ish-Jugosllavisë.
Kundër kandidaturës së tij në Kosovë është parashikuar mbajtja e një prosteste nga forumet e grave.
Sipas organizatores Jeta Berisha, aty do jenë dhe përfaqësueset e pesë partive më të mëdha politike në vend, të cilat gati kurrë nuk bashkohen për një kauzë.
Përveç ish-shefit të diplomacisë serbe, në garë për sekretar të përgjithshëm të OKB-së, janë edhe ish-Drejtoresha e UNESCO-s, Irina Bokova, ish-Ministri i Jashtëm sllovak, Mirosllav Lajcak, si dhe Antonio Guteres, ish-Kryeministër i Portugalisë.
Ky i fundit llogaritet si favorit për të zëvendësuar Ban Ki Munin.