Ardian Kodra, 50 vjeç është efektivi i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë të Shkodrës i cili mbeti i vrarë në aksion për kapjen e një personi të armatosur në Torrovicë të Lezhës. Lajmi u mësua fillimisht nga media dhe më pas u konfirmua nga Policia e Shtetit. Ajo bën të ditur se lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Torrovicë të Lezhës ka mbetur i vrarë ekektivi i FNSH, Ardian Kodra 50 vjecc banues në Shkodër.
Sipas policisë ai u qëllua në tentativë për të neutralizuar personin e armatosur David Qosja. Autori, njihet në zonë si person me probleme mendore.
*Foto ilustruese
I sëmuri mendor luftë me policinë, vdes efektivi i FNSH-së