Gjykata e Shkodrës ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për kreun e Njësisë Administrative Pult në Shkodër, Tom Markun.
Ky i fundit u arrestua në aksionin e katër ditëve më parë, pasi merrej me kultivim kanabisi. Marku u arrestua pas aksionit të madh policor, ku morën pjesë edhe FNSHtë. Ai, dy ditë para se të arrestohej, pati dalë në media ku deklaronte se nuk e favorizuar kanabisin.
Por vetë Marku në gjykatë tha ditën e sotme që kishte 20 vjet që nuk banonte në banesën e tij ku u gjetën 15 rrënjë kanabis.
“Kam 20 vjet që nuk banoj atje ku u gjet kanabisi. Nuk jam kriminel. Kurrë s’kam mbajtur qoftë edhe një armë. Kam kryer regjistrim të tokave kundër kanabisit”, tha ai në Gjykatë.