Një shofer ka humbur jëtën teksa ishte duke udhëtuar me makinë.
Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Kamëz. Nga raportimet e para thuhet se ai është ndier keq dhe mund të ketë pasur një atak kardiak.
Ndonëse të pranishmit në vendngjarje ndërhynë menjëherë për ti ardhur në ndihmë, nuk kanë arritur ti shpëtojnë jetën viktimës.
Qytetarët kanë njoftuar policinë e cila ka mbërritur në vendngjarje për të identifikuar viktimën.