Në një blog japonez të quajtur Nokishita, janë postuar disa imazhe që paraqesin kamerën e re të GoPro, Hero 5.
Nga fotot dallohet që ajo ka një logo GoPro në pjesën e prapme dhe përmasat 62mm x 44.6mm x 32.7mm, më të mëdha se ato që kishte Hero 4 ( 59 x 41 x 30mm).
Në foto paraqitet gjithashtu një mbajtëse për kamerën që mendohet të jetë e papërshkueshme nga uji dhe që lejon përdorimin e saj në thellësi të mëdha ujore.
Një diferencë e dukshme me modelin e vjetër është heqja e butonit në pjesën e përparme. Butoni i ndezjes do të jetë sipër dhe mendohet se ky ndryshim do ta bëjë më të lehtë përdorimin e kamerës.
CEO i GoPro, Nick Woodman, tha se arsyeja pse është përdorur vetëm një buton në Hero4 dhe Hero 5, është se përdoruesve nuk u dukej shumë praktike vendosja e tre të tillëve në pjesën e përparme.