Me mbi 1.5 milionë njësi të shitura në të gjithë botën, kjo është zgjidhja më e mirë për të gjetur sendet tuaja të humbura.
Keni harruar ndonjëherë ku e keni parkuar makinën? Ndodh. Parkoni në një parking të madh, dilni për disa orë dhe pastaj nuk keni asnjë ide se ku ndodhet makina juaj. Tani, për ta gjurmuar makinën tuaj nuk është nevoja të instaloni në të një sistem të shtrenjtë GPS, por blini një nga gjurmesit e vegjël “TrackR” që do t’ju tregojnë gjithmonë me saktësi se ku ndodhen.
Një kompani e vogël prodhimi aksesorësh për makina në Kaliforni ka ndërtuar këto pajisje të cilat lidhen me celularin dhe ju tregojnë në çdo moment vendodhjen e tyre. Pra mjafton ta lini “TrackR” në makinë dhe problemin e gjetjes së saj e keni të zgjidhur.
Për ta vënë në punë fillimisht instaloni aplikacionin TrackR në celularin tuaj, lidhni pajisjen më të dhe pastaj vendoseni TrackR në çelësat, portofolin apo në diçka tjetër të çmuar për ju.
Në qoftë se ju ka humbur diçka thjesht klikoni opsionin “gjej pajisjen” në program dhe ai do t’ju paraqesë koordinatat e sakta se ku ndodhet ajo.