Një person është plagosur me armë zjarri gjatë një atentati në hyrje të qytetit të Lezhës
Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë pranë një rreth-rrotullimi në hyrje të qytetit.
Mësohet se i plaagosur ka mbetur shtetasi Tonin Kola, 35 vjeç, banues në Shkodër.
Ai është dërguar menjëherë në urgjencën e spitalit të Lezhës dhe momentalisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës për kapjen e autorëve.