Policia e Kosovës ka arrestuar sot 6 zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët dyshohen se kanë hedhur bombat e fundit mbi RTK-në dhe Kuvendin e Kosovës. Policia gjithashtu ka gjetur të aktivistët e VV-së armë automatike dhe dëshmi që lidhen me sulmet e fundit.
Arrestimi i aktiviste të Lëvizjes Vetëvendosje dyshohet se ka të bëjë me aktet e fundit të dhunës që kanë ndodhur në vend, e që kanë kulmuar me hedhje të granatave mbi disa institucione si Kuvendi i Kosovës dhe Televizioni i Kosovës.
Dyshohet se në mesin e të arrestuarve është edhe Frashër Krasniqi, zëdhënës i Vetëvendosjes.
Edhe Prokuroria dhe Policia kanë dhë në sqarim zyrtar, ku janë konfirmuar arrestimet e zyrtarëve të VV-së, të të cilët janë gjetur edhe armë automatike.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës pas një hetimi intensiv lidhur me sulmin në Kuvendin e Republikës së Kosovës të kryer më 4 gush 2016, ka arritur të identifikojë të dyshuarit, të cilët kanë planifikuar, organizuar dhe ekzekutuar sulmin, si dhe kanë marrë përgjegjësinë për kryerjen e këtij sulmi.
Ky hetim kompleks është trajtuar me teknika dhe masa të specializuara të hetimit dhe sot me urdhëresë të GjykatësThemelore në Prishtinë është kryer kontrolli i 6 (gjashtë) lokacioneve në Prishtinë, ku janë arrestuar gjashtë të pandehur dhe janë shoqëruar dy persona tjerë. Ndaj gjashtë të pandehurve me iniciale; A.B, A.A, A.D, E.H, F.K dhe P.A është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve.
Gjatë zbatimit të urdhër-kontrollit, në cilësinë e provave materiale, janë sekuestruar: gjashtë armë zjarri, tre pushkë automatike, 2 revole, një karabinë, municion, si dhe dëshmi tjera materiale që ndërlidhen me rastin. Sendet e sekuestruara do të ekzaminohen nga ekspertët e fushave përkatëse, thuhet në njoftim. /Klan Kosova