Një 60 vjeçar ka rënë në greminë teksa kthehej nga puna mbrëmjen e djeshme.
Ngjarja ka ndodhur në Gjirokastër dhe nuk dihet ende fati i tij. Nga të dhënat e para mësohet se Elmaz Kulla është rrëzuar në një rrugë të thepisur malore, duke rënë në greminë. Forcat speciale zjarrfikëse kanë nisur punën për nxjerrjen e tij nga gremina.