Një 40 vjeçare shqiptare në Itali ka përjetuar momente tmerri pasi nën kërcënimin e thikës i është marrë shuma e parave që kishte me vete.
Mësohet se shtetasja me inicialet R.C. po ecte në rrugë, ndërsa përballë saj ndaloi një makinë e tipit “Ford Fiesta”.
Autorët e pyetën gruan fillimisht për një adresë, por ky ishte një kurth për të kryer sa më lehtë grabitjen. Njëri prej agresorëve i vuri thikën në fyt dhe e kërcënoi se do ta vriste nëse nuk i jepte paratë që kishte në çantë, shkruan gazeta Shekulli.
Gruaja ka dëshmuar në polici se i ka dorëzuar dy kriminelëve shumën prej 1300 euro që kishte në çantën e saj.