“I shpreh ngushëllimet e mija të gjithë familjarëve të viktimave, Gaziantepit dhe gjithë Turqisë. Këto tradhtarë të cilët pa u dridhur përderën një fëmijë për të vrarë fëmijë, bebe dhe njerëz të pafajshëm patjetër që do të mbyten në gjakun e derdhur”.
Kështu ka deklaruar Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan në mitingun “Unitet Bashkim dhe Vëllazëri” në qytetin e Gaziantepit.
“Populli im dëshiron dënim me vdekje apo jo? Cili është institucioni që vendos për këtë? Parlamenti i Madh i Turqisë.
Pasi ata atje janë përfaqësuesit tuaj dhe legjislativi. Kërkesën tuaj ia kam përcjellë këtij institucioni dhe j’ua përcjell përsëri sot nga këtu. Këtë gjë duhet ta hapin për diskutim dhe më pas duhet të vendosin.
Kur ky vendim të vijë përpara meje, po e them përsëri këtu mendimin tim, unë këtë vendim e miratoj”, tha Erdogan, raporton Anadolu Agency (AA). Erdoğan e nisi fjalimin e tij duke e quajtur Gaziantepin si krahinën e dëshmorëve dhe heronjve.
Duke theksuar se ndodhet këtu për një vizitë ngushëllimi, Presidenti Erdoğan në vijim të fjalës së tij tha: “Më 20 gusht, ditën e shtunë, Gaziantepi ishte preh e sulmit më të poshtër terrorist. Terrori duke përdorur një fëmijë 14 vjeçar si kamikaz, derdhi gjak në një natë duke marrë shumë shpirtra.”