Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi ka bërë sot një veprim që duket se ka irrituar qytetarët. Ai ka parkuar makinën e tij tip “Range Rover” në vendin ku qëndrojnë taksitë dhe nëse këtë parkim do e kishte bërë një qytetar, dihet se çfarë do t’i kishte ndodhur. Por, mesa duket Ruçit nuk i bën përshtypje dhe ka vijuar i qetë rrugën e tij tek Shkolla e Baletit.
“Shikoni ku e parkon makinën Gramoz Ruçi, e pashë duke hyrë dhe duke dalë nga makina, ishte i shoqëruar me dike tjetër”, thotë qytetari, i cili ka dërguar edhe foton e mëposhtme.