Një ngjarje e rëndë tronditi Golemin mbrëmjen e sotme.
Burri 73 vjeçar ka vrarë gruan e tij me sëpatë në banesën e tyre dhe më pas është vetëdorëzuar në polici.
Mësohet se krimi ka ndodhur pas një konflikti të çastit mes bashkëshortëve.
Veli Dervishi dhe gruaja e tij Shazivare Dervishi, kishin shkuar këto ditë me pushime në Golem, por ata jetonin në kryeqytet.
Çifti mësohet se jetojnë te rruga “Muhamet Gjollesha” në Tiranë, por kishin edhe një shtëpi në Golem.
Ngjarja ndodhi reth orës 19:50, në Golem, tek kompleksi “Murrizi”, ku i moshuari ka goditur gruan me sëpatë në kokë dhe më pas është vetëdorëzuar në polici ku po merret në pyetje.
E fundit/ I moshuari vret me sëpatë gruan dhe vetëdorëzohet në polici