Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

I dënuari me burg denoncon: 12 të burgosur më sulmuan në qeli, deshën të më vrisnin

2016/08/28 at 8:32 PM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Dalin pamjet nga plagosja në burg. Shenjestra ishte një tjetër…

Një i dënuar me 25 vjet heqje lirie nga burgu i Fierit ka denoncuar dhunën e ushtruar ndaj tij pak ditë më parë.


Andon Golemi nga Gjirokastra, i shpallur fajtor nga gjykata për veprën penale “rrëmbim personi”, pretendon se aktet e dhunës ndaj tij kanë ndodhur më 17 gusht 2016, brenda qelisë ku ai mbahej në burgun e Fierit.

Sipas të dënuarit, kanë qenë 12 të burgosur të tjerë që kanë hyrë në qelinë e tij dhe e kanë sulmuar. Drejtoria e Burgjeve e mohoi këtë fakt, duke thënë se i dënuari ka qenë problematik me sjelljen e tij.

“Jam me fat që kam shpëtuar gjallë, pasi isha një i vetëm ndaj atij grupi personash që hynë në qeli dhe më sulmuan”, tha Andon Golemi në një komunikim me telefon nga burgu i Fierit për redaksinë e gazetës “Panorama”.

Ai i vendosi gazetës në dispozicion edhe një ankesë me shkrim, me firmën e tij, një kopje të së cilës ia kishte dërguar edhe Avokatit të Popullit, Igli Totozani.

“Në orën 07:30, këtu hapen dyert e qelive, në orë 07:45 më erdhën hynë në qeli me leva me sende të forta dhe më sulmuan. U godita, por prapë mbeta i dëmtuar dhe më dërguan në spitalin e Fierit, ku më bënë pesë qepje në kokë”, tha i dënuari gjatë telefonatës me gazetën “Panorama”.

“Unë s’kisha asnjë gjë, asnjë lloj problemi, isha në gjumë kur erdhën më hynë në qeli”, ka thënë 39­vjeçari Ai pretendon se me gjithë dëmtimet shëndetësore që ka pësuar nga sulmi në qeli, pasi ka marrë mjekim në spitalin e Fierit e kanë dërguar në spitalin e burgut.

Aty i kanë shkuar policët e burgut dhe i kanë thënë që ta dërgonin në izolim.

“Më erdhën nga grupi i gatshëm, më thanë eja se do të shkosh në izolim. Kërkova urdhrin me arsyen pse ishte vendosur kjo. Më thanë shefi i policisë e di këtë. Pasi u ankova, erdhi oficeri i rojës dhe më tha rri edhe dy ditë këtu”.

Ndërkohë, në datën 20 gusht, i dënuari thotë se e kanë thirrur te Komisioni i Disiplinës për t’i njoftuar masën ndëshkimore në lidhje me ngjarjen e ndodhur. Ai thotë se raporti i shërbimit me masën ndëshkimore i është njoftuar me shumë vonesë pak ditë më parë.

“Unë nuk kërkoj asgjë, të verifikohet ngjarja sepse po bëhet diskriminim. Këtu, në këtë burg, shefi i policisë më dërgoi në izolim kur isha palë e dëmtuar, ndërkohë që ndaj personave kryesorë që bënë ngjarjen e sulmit tim nuk ka marrë asnjë masë”, theksoi Andon Golemi.

Ai pretendon se ka rrezikuar jetën në këtë ngjarje, ndërkohë që shefi i policisë së burgut nuk ka vendosur masë ndëshkuese ndaj personit kryesor që ka marrë pjesë në sulmin ndaj tij në qeli.

I pyetur nga gazeta se cilët ishin autorët e sulmit ndaj tij, i dënuari tha: “Janë të dënuar, nuk kam pasur dhe nuk kam asnjë problem me ta, unë tani kundërshtoj padrejtësinë që po më bëhet me masën disiplinore kur jam palë e dëmtuar.

Mua më erdhi SHKB­ja e burgjeve dhe nuk bëra denoncim, pasi nuk dua të merrem me këto gjëra”.

Drejtoria e Burgjeve tha për “Panorama” se ka verifikuar raportin e policisë së burgut dhe pamjet e kamerave të sigurisë, që hedhin poshtë akuzat e të dënuarit. Megjithatë, atij i është kërkuar të bëjë denoncim, por nuk ka pranuar.

Etiketa: denoncimi denuariqelivrasje


Ju sugjerojmë

Aksident në Orikum, humb jetën një person
Kronikë

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

6 Qershor, 2025 11:40 pm
Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
Bota

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

6 Qershor, 2025 10:41 pm
Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
Bota

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

6 Qershor, 2025 10:11 pm
Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
Aktualitet

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

6 Qershor, 2025 10:05 pm
DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
Bota

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

6 Qershor, 2025 9:42 pm
Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
Bota

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

6 Qershor, 2025 9:18 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Cili është projektligji i shpenzimeve që qëndron në qendër të përplasjes Trump-Musk?

6 Qershor, 2025 8:51 pm
Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës
Bota

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

6 Qershor, 2025 8:38 pm
Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë
Bota

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë

6 Qershor, 2025 8:32 pm
Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar
Bota

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar

6 Qershor, 2025 8:06 pm
Para
Tërmeti shkatërrues në Itali, Qeveria jep 50 milionë Euro: Do rindërtojmë fshatrat

Hapen hetimet në Itali/ Çfarë lidhje ka mes pasojave të tërmetit dhe mafias ?!

Pakoja e dyshimtë në Sauk alarmoi policinë, ja çfarë ndodhej brenda saj

Pakoja e dyshimtë në Sauk alarmoi policinë, ja çfarë ndodhej brenda saj

Tronditëse/ Babai godet me sopatë fëmijën e mitur

Burri goditi gruan e tij me sëpatë në kokë. Ja detajet e krimit në Golem

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

Aksident në Orikum, humb jetën një person
6 Qershor, 2025

Një debat për një vend parkimi ka përfunduar në sherr mbrëmjen e kësaj të premteje në Ksamil. Ngjarja ka ndodhur...

Lexo më shumë

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
6 Qershor, 2025

Rusia mund t’i ofrojë azil politik miliarderit Elon Musk, pas përplasjes së tij me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump....

Lexo më shumë

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
6 Qershor, 2025

Të paktën 38 persona u vranë nga sulmet ose të shtënat me armë zjarri izraelite në Rripin e Gazës. Mbrojtja...

Lexo më shumë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
6 Qershor, 2025

Denoncimi i radhës në emisionin  “Stop” në Tv Klan vjen nga një denoncues  80-vjeçar  në qytetin e Korçës i cili...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com