Edhe pse zjarri në malet e Oroshit është neutralizuar, një banesë thuajse është djegur, ndërsa 3 fshatra rrezikohen ende. Mësohet se flakët më intensive janë vetëm në zonat malore, ndërsa forcat e zjarrfikëses dhe ato të ushtrisë janë në gatishmëri për shuarjen e zjarrit. Ndërkohë, prefekti i Lezhës, Eduard Ndreca pohoi se ndonëse vatrat e zjarrit janë zgjeruar situata është nën kontroll./ Balkanweb