Një 20-vjeçar u arrestua në Shkodër, pas një konflikti.
Policia e Shkodrës njofton se shtetasi Anton Quku, 20 vjeç, banues në Shkodër ushtroi dhunë fizike ndaj një adoleshenti.
“Arrestimi i tij u bë pasi, ky shtetas dje në lagjën “3 Heronjte“ Shkodër, është konfliktuar me shtetasin K.P. 15 vjeç, banues në Shkodër, ndaj të cilit ka ushtruar dhunë fizike duke e ka goditur”- njofton policia.
Menjëherë kanë mbërritur forcat policore që kanë ndërhyrë për neutralizimin e shtetasit Anton Quku, por ky shtetas gjithashtu ka kundërshtuar me forcë si dhe ka goditur punonjësit e policisë.
Materialet i’u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Plagosje e lehtë”, “Kundërshtim me forcë” dhe “Goditje për shkak të detyrës” parashikuar nga nenet 89, 237 dhe 236/2 të Kodit Penal.