Shumë viktima, të tjerë të mbetur nën rrënoja dhe zona që nuk janë më. Ky është vetëm bilanci paraprak i pasojave që la pas vala e tërmeteve të fuqishme që goditën Italinë qendrore.
Ora 22:33 Edhe 3 persona të tjerë kanë humbur jetën pasi janë plagosur rëndë nga katastrofa që solli tërmeti në Itali. Lajmin e konfirmojnë mediat në Itali. Kështu, bilanci i deritanishëm është 281 të vdekur dhe rreth 400 të plagosur.
Ora 19:00 Ka shkuar në 278 numri i viktimave nga katastrofa që shkaktoi tërmeti në Itali. Ndërkohë, qeveria italiane ka dhënë një fond prej 50 mln eurosh në ndihmë të banorëve të prekur.
Ora 12:00 Gjendet edhe një tjetër viktimë mes rrënojave që asaj që la pas tërmeti në Itali, duke e cuar kështu në 268 numrin e viktimave.
Ora 08:40 Rritet bilanci i viktimave të tërmetit në Itali. Medita italiane raportojnë se së fundi numri i viktimave ka arritur në 267 vetë, ndërkohë që të plagosur numërohen 380 persona.
Ora 08:00 Ndërkohë që mbetet ende 250 numri i viktimave, mediat italiane raportojnë se banorët kanë kaluar një tjetër natë frike e ankthi. Lëkundej të reja tërmeti gjatë regjisruar edhe gjatë natës. Më e forta është shënuar rreth orës 6.28, me magnitude 4.8.
Ora 18:00 është rënduar edhe më tej bilanci i tërmetit tragjik në Itali. Deri më tani raportohen 250 të vdekur dhe 369 të plagosur.
Ora 15:00 Mediat italiane raportojnë se ka pasur lëkundje të tjera tërmeti në Amatrice dhe Accumoli. Lekundjet jane ndiere te forta, teksa thuhet se kane qene me magnitude 4.3 balle.
Ora 13:30 Mediat italiane raportojne se ka shkuar ne 241 numri i viktimave.
Ora 08:00 Vazhdon të rritet frikshëm numri i viktimave nga tërmeti i djeshëm në Itali. Mediat italiane raportojnë se numri i viktimave ka shkruar në 247, shumë prej të cilëve janë fëmijë.
Ora 07:55 vazhdojnë lëkundje të tjera tërmeti dhe njoftohet se të tjera pritet të ketë. Goditja më e fortë është regjustruar me magnitudë 4,5, rreth orës 5:17/panorama