Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Në prag të Shenjtërimit, ekspozitë kushtuar Nënës Terezës

2016/08/26 at 10:19 PM
në -Kulturë, Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Në prag të Shenjtërimit, ekspozitë kushtuar Nënës Terezës

Një ekspozitë me piktura të Nënës Terezës është hapur të premten në Katedralen që mban emrin e saj në Prishtinë, në kuadër të shënimit të Shenjtërimit të saj, që do të bëhet më 4 Shtator në Vatikan. Rreth 20 punime nga dhjetë artistë lokalë do të jenë të ekspozuara për tri ditë me radhë në këtë Katedrale.

Marian Nikolla, nga grupi ‘Infinity Art’, që merret me organizimin e ekspozitave të ndryshme, thotë se kjo është ekspozita e 6-të që organizohet në Prishtinë, me piktura të Nënës Terezës. Kësaj radhe, thotë ai, kjo ekspozitë po organizohet në kuadër të aktiviteteve për shënimin e ngjarjes së Shenjtërimit të Nënës Terezës. Të gjitha pikturat janë punuar posaçërisht për këtë ekspozitë.

“Janë punuar me një kualitet të lartë, artistët kanë pasur kohë rreth një muaj ditë për t’u përgatitur për këtë ekspozitë, pikërisht që këtë ditë ta kremtojmë me ngjyra dhe me dashuri të plotë për Nënën Terezë dhe për këtë kemi organizuar një ekspozitë kushtuar kësaj dite”, thotë Nikolla.

Marigona Toma, një artiste shqiptare që jeton në Zvicër, po prezanton në këtë ekspozitë 5 punime të saj, që kanë motiv Anjezë Gonxhe Bojaxhiun, të njohur në mbarë botën si Nëna Tereza.

“Si fëmijë e vogël nuk e di se çka më ka tërhequr më shumë që ta pikturoj Nënën Terëzën. Ndoshta ajo mirësia e saj, videot e saj që i kam parë me plotë mëshirë…kjo më ka shtyrë gjithmonë që unë ta pikturoj Nënën Terëzën…dhe këto janë ndër portretet që i preferoj më së shumti. Mund të them që deri më sot kam pikturuar mbi 30 piktura të Nënës Terezës”, thotë Marigona Toma.

Në ceremoninë e hapjes së kësaj ekspozite, Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, tha se Nëna Tereza duhet të jetë frymëzim për të gjithë, pasi ajo mundohej t’i mësonte njerëzit të jetojnë në paqe.

Në hapje të ekspozitës mori pjesë edhe Don Lush Gjergji, Vikar Gjeneral i Ipeshkvisë së Kosovës, i cili njihet si një ndër biografët më të shquar të Nënës Terezë. Ai flet për rëndësinë e shpalljes së Nënës Terezës shenjtore.

“Shenjtërimi është niveli më i lartë në Kishën Katolike, d.m.th, kur dikush është i dalluar në tri virtytet themelore: Fe, shpresë dhe dashuri, dhe kur dikush e ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm njeriut dhe njerëzimit, prandaj vihet si model i jetës, veprës dhe i frymëzimit”, shpjegon Don Lush Gjergji.

Më herët këtë vit Papa Françesku bëri të ditur se Nëna Tereza do të shpallet shenjtore më 4 Shtator të këtij viti. Nëna Tereza, e cila u lind në vitin 1910 në Shkup, nga prindër shqiptarë, me emrin Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, ishte murgeshë katolike dhe misionare, e cila pjesën më të madhe të jetës së saj e kaloi në Kalkutë të Indisë, ku themeloi urdhrin e saj të murgeshave të quajtur ‘Misionaret e Bamirësisë’. Fituesja e çmimit Nobel për P aqe ndërroi jetë në vitin 1997, në Kalkutë. (REL)

Etiketa: ekspozitaNene Terezashenjterimi

Ju sugjerojmë

Artan Hoxha tregon pse krimi shqiptar është problem për SHBA
-U tha në Opinion

Artan Hoxha tregon pse krimi shqiptar është problem për SHBA

15 Janar, 2026 10:55 pm
Lufta kundër korrupsionit, Rexhaj: SHBA-të po i bëjnë presion SPAK për…
-U tha në Opinion

Lufta kundër korrupsionit, Rexhaj: SHBA-të po i bëjnë presion SPAK për…

15 Janar, 2026 10:12 pm
Vendimi i SHBA/ Ekspertja sqaron cilat viza pezullohen për shqiptarët dhe cilat jo
-U tha në Opinion

Vendimi i SHBA/ Ekspertja sqaron cilat viza pezullohen për shqiptarët dhe cilat jo

15 Janar, 2026 9:54 pm
“Në fshat pashë një trup pa kokë”,dëshmia e kameramanit që filmoi masakrën e Reçakut
-U tha në Opinion

“Në fshat pashë një trup pa kokë”,dëshmia e kameramanit që filmoi masakrën e Reçakut

15 Janar, 2026 9:38 pm
Vrasja e udhëheqësit të Hamasit në Gazë, Netanyahu: Detyra jonë nuk ka përfunduar ende
Bota

NYT: Netanyahu i kërkoi Trumpit të shtyjë planet për të sulmuar Iranin

15 Janar, 2026 9:10 pm
Trump paralajmëroi masa, Irani mohon se kishte planifikuar ekzekutimin e 26-vjeçarit
Bota

Trump paralajmëroi masa, Irani mohon se kishte planifikuar ekzekutimin e 26-vjeçarit

15 Janar, 2026 8:01 pm
Berisha njofton protestë kombëtare më 22 Dhjetor
Aktualitet

Kushtetuesja: Arresti i shtëpisë për Berishën, i tejzgjatur

15 Janar, 2026 7:31 pm
Rregulli i ri për taksat e makinave
Aktualitet

Rregulli i ri për taksat e makinave

15 Janar, 2026 6:36 pm
Rama zhvillon të shtunën mbledhje me kryebashkiakët në Durrës
Aktualitet

Rama zhvillon të shtunën mbledhje me kryebashkiakët në Durrës

15 Janar, 2026 6:02 pm
Kërkesat për azil nga shqiptarët në BE rriten sërish në tetor
Te Fundit

Kërkesat për azil nga shqiptarët në BE rriten sërish në tetor

15 Janar, 2026 5:57 pm
Para
Zjarri në Shëngjin, era krijon vatra të reja; flakët pranë Lezhës

Zjarri në Shëngjin, era krijon vatra të reja; flakët pranë Lezhës

Kjo foto vërteton se Kylie Jenner ka bërë të pasmet operacion

Kjo foto vërteton se Kylie Jenner ka bërë të pasmet operacion

Ja rastet kur seksi zgjidh gjithçka

Ja në cilën moshë do të shijoni seksin më të mirë

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Artan Hoxha tregon pse krimi shqiptar është problem për SHBA

Artan Hoxha tregon pse krimi shqiptar është problem për SHBA
15 Janar, 2026

Gazetari Artan Hoxha ka folur në emisionin “Opinion” për raportet e SHBA me SPAK në vendin tonë. Hoxha u shpreh...

Lexo më shumë

Lufta kundër korrupsionit, Rexhaj: SHBA-të po i bëjnë presion SPAK për…

Lufta kundër korrupsionit, Rexhaj: SHBA-të po i bëjnë presion SPAK për…
15 Janar, 2026

Në emisionin “Opinion”, eksperti i sigurisë Albatros Rexhaj ka folur në lidhje me ndikimin e politikës amerikane në vendin tonë...

Lexo më shumë

Vendimi i SHBA/ Ekspertja sqaron cilat viza pezullohen për shqiptarët dhe cilat jo

Vendimi i SHBA/ Ekspertja sqaron cilat viza pezullohen për shqiptarët dhe cilat jo
15 Janar, 2026

Avokatja dhe ekspertja e emigracionit Olsa Alikaj Cano, ka folur në emisionin “Opinion” në lidhje me vendimin e Departamentit të...

Lexo më shumë

“Në fshat pashë një trup pa kokë”,dëshmia e kameramanit që filmoi masakrën e Reçakut

“Në fshat pashë një trup pa kokë”,dëshmia e kameramanit që filmoi masakrën e Reçakut
15 Janar, 2026

Këtë 15 janar bëhen 27 vjet nga dita kur trupat paramilitare serbe së bashku me forcat speciale serbe kryen një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com