Ronela Hajati e ka pashmangshmërisht jetën të lidhur me muzikën, pasi ka kënduar dhe ka fituar çmime që në moshë të vogël. Por a jeni kuriozë të dini se si dukej këngëtarja në moshën tre vjeçare?!
Kanë qenë kushërinjtë e saj ata që kanë rrëmuar nëpër arkiva dhe i kanë rikujtuar Ronelës këtë foto, që për hir të së vërtetës është shumë e bukur.
Ronela Hajati është duke vijuar me mbrëmjet koncertore nëpër Shqipëri dhe duke shijuar suksesin e dy projekteve të saj, ” Syni jemi” dhe “Marre”.