Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Intervista/ Flet sizmiologu: Ja harta e qyteteve të rrezikuara nga tërmetet

2016/08/26 at 3:57 PM
në Aktualitet, Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Tërmeti shkatërrues në Itali, Qeveria jep 50 milionë Euro: Do rindërtojmë fshatrat

Qytetet përgjatë vijës bregdetare bëjnë pjesë në “zonën e kuqe” sa i takon rrezikut për t’u goditur nga tërmetet. Sizmologu Rrapo Ormeni thotë se Shkodra, Durrësi, Vlora dhe Saranda janë qytetet ku vala e lëkundjeve është më e lartë.


Por, përveç tyre, ka edhe një brez tjetër që po ashtu rrezikohet. Bëhet fjalë për Lushnjën, Elbasanin, Dibrën dhe Shkupin. Predispozita për lëkundje sizmike në këto zona lidhet me faktin se janë goditur edhe më parë. Prof. dr. Ormeni, në intervistën dhënë për “Panorama”, komenton edhe pasojat e shkaktuara nga tërmeti që goditi Italinë Qendrore, shkaqet që çuan, si edhe masat që duhet të ndërmerren.

Italia Qendrore u godit nga një tërmet 6.2 ballë, i cili shkaktoi dëme të konsiderueshme. I rëndë është bilanci i viktimave, raportohet për 250 të vdekur deri më tani. Cili është komenti juaj?

Tërmeti i fuqishëm që goditi në datën 24 gusht Italinë Qendrore ishte me një magnitudë 6.2 rihter. Ky tërmet u shoqërua me një seri të madhe pasgoditjesh. Të mërkurën u regjistruan 190 të tilla dhe dje 50 pasgoditje. Shkalla e lartë e dëmtimeve dhe e humbjeve në njerëz lidhet me disa karakteristika të këtij tërmeti. E para është magnituda 6.2, e cila është e konsiderueshme, pasi bën pjesë në tërmetet e fuqishme që sjellin dëme. Së dyti, cektësia e këtij tërmeti, me thellësi  4 km, gjë e cila ka bërë që të rritet në mënyrë të ndjeshme shkalla e dëmtimeve në godina. Duke pasur vatër afër sipërfaqes së tokës, e gjithë energjia kalon në sipërfaqe. Së treti, është afërsia me zonat e banuara. Së katërti, fortësia e truallit ku janë ndërtuar godinat. Për të vijuar me masat që janë marrë parasysh gjatë ndërtimit të objekteve. Së gjashti, humbjet në njerëz lidhen edhe me kohën kur ka ndodhur ky tërmet, i referohem këtu orarit. Dhe së fundmi, tjetër faktor që dua të veçoj është edhe pjerrësia e terrenit, që e ka favorizuar.

Nga se shkaktohen lëkundjet sizmike?

Shkaku i lëkundjeve sizmike janë lëvizja e pllakave tektonike, kontinentale. Si pasojë e këtyre lëvizjeve, ato goditen me njëratjetrën. Për tërmetet në Shqipëri shkak është përplasja e mikropllakës së detit Adriatik dhe Jon me tokën shqiptare. Si pasojë e kësaj, që nga Shkodra, Durrësi, Vlora dhe deri në Sarandë ndodhin deformime të mëdha. Janë pikërisht këto zona, ato të cilat rrezikohen më tepër nga tërmetet. Por tërmetet nuk ndodhin vetëm përgjatë vijës bregdetare. Po ashtu kemi një brez tjetër, Vlorë­Lushnjë­Elbasan­ Dibër­Shkup, në të cilën kanë ndodhur tërmete të mëdha. Kjo, për shkak se aty ku ka ndodhur një herë tërmet, ka predispozitë për të goditur sërish, sepse tektonika është më e dobët.

Cilat janë vendet më të rrezikuara?

Bota ka dy breza sizmikë më të rrezikuar. E para është unaza e zjarrtë e Paqësorit, në të cilin ndodhin 84% të tërmeteve të botës. Brezi tjetër është Mesdheu, këtu përfshihet edhe Ballkani. Në këtë zonë ndodhin 15% të tërmeteve në botë. Në këtë mënyrë, vetëm 1% ndodhin në vende të tjera, pasi 99% e tërmeteve kërcënojnë këta dy breza.

A është Shqipëria pjesë e hartës së vendeve ku risku është i lartë?

Po, përderisa është pjesë e Ballkanit. Këtu përfshihen edhe Turqia, Italia, Mali i zi, Greqia. Në këto vende tërmetet kanë arritur deri në 7 ballë. Për fat, në Shqipëri lëkundje me magnitudë kaq të lartë nuk ka pasur. Kur është goditur Shqipëria për herë të fundit? Në vendin tonë goditja më e fortë është regjistruar në vitin 1979, në kufirin me Malin e Zi. Tërmeti ka qenë me magnitudë 6.1. Ka pasur pasoja të konsiderueshme në Shkodër, duke rrafshuar lagje të banuara. Kurse më i fundit ka qenë tërmeti i 2009­s, me magnitudë mesatare 5.4, i cili solli dëme në Dibër deri edhe në Peshkopi.

A mund të parashikohen tërmetet?

Parashikimi ka disa aspekte. E para është vendi, e dyta madhësia e tërmetit dhe e treta koha. Deri më sot vetëm koha nuk parashikohet në asnjë vend të botës. Por parashikimi i dy të parave bën të mundur që të ndërmerren masa, në mënyrë që të minimizohen dëmet që mund të shkaktohen.

Çfarë masash duhet të ndërmerren?

Bazë është ndërtimi me standarde antisizmike

Në vendin tonë, a janë zbatuar këto standarde?

Ne japim vetëm parametrat. Kontrollet duhet t’i bëjë shteti.

Gjatë lëkundjeve çfarë është mirë të bëjmë dhe çfarë jo?

Kur bie një tërmet, ajo që duhet të bëjmë është pikësëpari të jemi të qetë. Mirë është të futemi nën një objekt, p.sh. nën një kënd apo nën një tavolinë. Dhe është mirë që pas goditjes së parë, të dalim menjëherë jashtë, sepse lëkundjet përsëriten, sikundër ndodhi në Itali. Ndërsa nëse jemi jashtë, mirë është që të rrimë në një vend të zbuluar./ Panorama.al Ada Hazizolli



Ju sugjerojmë

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”
Kryesore

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:02 pm
“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 6:37 pm
Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles
Kryesore

Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles

7 Qershor, 2025 6:22 pm
Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë
Kryesore

Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë

7 Qershor, 2025 6:18 pm
The Guardian artikull për ndeshjen Shqipëri-Serbi: Ngjallin kujtimet e përplasjes…
Kryesore

The Guardian artikull për ndeshjen Shqipëri-Serbi: Ngjallin kujtimet e përplasjes…

7 Qershor, 2025 5:55 pm
Bovilla, e panjohur për potencialin arkeologjik
Aktualitet

Bovilla, e panjohur për potencialin arkeologjik

7 Qershor, 2025 5:24 pm
Zgjedhjet në dy komuna të vogla të Serbisë, test për pushtetin e Vuçiç
Rajoni

Zgjedhjet në dy komuna të vogla të Serbisë, test për pushtetin e Vuçiç

7 Qershor, 2025 5:10 pm
Shqipëri-Serbi/Tirana “vishet” kuqezi, tifozët nisin grumbullimin
Kryesore

Shqipëri-Serbi/Tirana “vishet” kuqezi, tifozët nisin grumbullimin

7 Qershor, 2025 4:54 pm
Para
Tërmeti në Itali/ Rrëfimi prekës i babait kuestor: “Mbijetoi vetëm maçoku i tij, por djalin se gjeta gjallë”

Tërmeti në Itali/ Rrëfimi prekës i babait kuestor: "Mbijetoi vetëm maçoku i tij, por djalin se gjeta gjallë"

Sampdoria interesohet për Mërgim Mavraj, por transferimi i tij ….

Sampdoria interesohet për Mërgim Mavraj, por transferimi i tij ....

Video/ Tifozi rumun ulet gabimisht te ultrasit vendas, tifozi anglez e mbyt në grushta

Video/ Tifozi rumun ulet gabimisht te ultrasit vendas, tifozi anglez e mbyt në grushta

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Pas Serbisë, edhe Kombëtarja shqiptare ka mbërritur në stadiumin “Air Albania”, aty ku do të luhet përballja mes dy ekipeve....

Lexo më shumë

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
7 Qershor, 2025

Shqipëria do të përballet sot ndaj Serbisë në orën 20:45, një ndeshje e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026. Përveç...

Lexo më shumë

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Kombëtarja e Serbisë është nisur drejt stadiumit “Air Albania”, aty ku prej orës 20:45, do të luhet ndeshja ndaj Shqipërisë....

Lexo më shumë

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Ditën e sotme do të zhvillohet ndeshja e shumëpritur Shqipëri-Serbi në stadiumin “Air Albania”, në orën 20:45. Shumë prej tifozëve...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com