Zv.Presidenti amerikan Joe Biden vizitoi sot Ankaranë, ku u takua me liderët kryesorë turq. Biden është zyrtari i parë i lartë që viziton Turqinë, që prej grushtit të dështuar të shtetit, më 15 Korrik.
Gjatë konferencës së përbashkët zyrtare me Kryeministrin turk Binali Jëlldërrëm, zv/Presidenti amerikan, tha se SHBA-të qëndrojnë pranë Turqisë në përballjen e sfidave të forta, si lufta kundër terrorizmit.
Numri i 2 i Shtëpisë së Bardhë e quajti barbar dhe një akt burracak sulmin terrorist të pak ditëve më parë në Gaziantep, gjatë ceremonisë së dasmës.
Edhe Kryeministri Jëlldërrëm vuri theksoi te marrëdhëniet mes dy vendeve./klan