Një autobuz që transportonte të rinjtë e LRI drejt Jalës ka marrë flakë në ecje.
Ngjarja ka ndodhur sot pranë Jalës, ku të rinjtë e Lëvizjes Socialiste për Integrim ishin nisur për kamping veror.
Mësohet se nuk ka probleme me pasagjerët.
Motori i tejnxehur u bë shkak i flakëve që përfshinë autobusin.
Si pasojë, drejtuesi i mjetit ndaloi në rrugë, pranë plazhit të Jalës, ndërsa pasagjerët dolën jashtë.