Një adoleshent ka rënë në prangat e policisë së Lushnjes pasi akuzohet për vjedhje. Ai rezulton t’i ketë grabitur dajës së tij i cili kishte ardhur nga Italia automjetin dhe portofolin me para brenda. Sakaq, vetë 14 vjeçari ka rënë pre e grabitjes nga dikush tjetër. Policia arreston në flagrancë të dy autorët si dhe ka sekuestruar sendet e vjedhura. “Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Lushnje, arrestuan në flagrancë shtetasin: Xh.M, 14 vjeç, banues në fshatin Toshkëz, Lushnje. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi më datën 20.08.2016, në fshatin Xibrakë, Lushnje, në banesë, i ka vjedhur mjetin tip Volswagen me targa Italiane BT 400 ZD, portofolin me 600.000 lekë, 250 euro dhe disa dokumenta personale, dajës së tij, shtetasit D.M, 43 vjeç. Gjithashtu u arrestua dhe shtetasi: Roland Fejzo, 19 vjeç, banues në lagjen Nr.6 Kavajë.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në Kavajë i ka vjedhur shtetasit Xh.M, portofolin me vlera monetare dhe disa dokumenta personale të shtetasit D.M të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, thuhet ne njoftim. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjepër veprën penale “Vjedhje”, parashikuar nga Neni 134 i Kodit Penal.