Kim Kardashian është me pushime në Punta Mita të Meksikës, së bashku me dy fëmijët e saj dhe disa shoqe.
Pasi tregoi format “shpërthyese” me një kostum banjoje të bardhë, në disa foto të reja 35-vjeçarja shihet me një bluzë të shkurtër të bardhë dhe të lagur që i tregon gjoksin.
Ajo u fotografua duke pozuar për “selfie” me mikeshat e saj dhe gjithashtu duke pozuar në rërë për një fotograf. Ndoshta shumë shpejt do dalë në dritë një tjetër set fotografik i Kimit.