Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kosovari donte ti rrëmbente, dëshmitë e vlonjatëve: “Ja si u përballëm me Dijar Xheman”

2016/08/22 at 8:58 AM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Kosovari donte ti rrëmbente, dëshmitë e vlonjatëve: “Ja si u përballëm me Dijar Xheman”

Dy persona kanë dëshmuar me detaje përballjen e frikshme në Vlorë me Dijar Xhemën, 29­vjeçarin e arrestuar më 16 gusht për “veprime me qëllime terroriste”. Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi shtrimin e të riut në psikiatri edhe pse Prokuroria kërkoi arrest me burg.


“Panorama” boton dy dëshmitë. Dëshmitari me iniciale F. D ka treguar për hetuesit se më 16 gusht, rreth orës 12:00, ka qenë në pjesën e jashtme të një lokali në Vlorë, dhe te dera e lokalit ka parë një person të moshës rreth 30­35 vjeç, me flokë të qethura shkurt pak të rëna në pjesën e përparme, me mjekër, i veshur me një këmishë dhe me pantallona xhinse, i cili ishte ulur ne një tavolinë pak larg nga dera. “Kur po qëndroja te dera e lokalit ky personi ma bëri me shenjë që të ulesha me të në lokal, në fillim i thashë jo, por ky person ma bëri përsëri me dorë për t`ju afruar dhe unë u afrova me qëllim se mos ishte ndonjë i njohur dhe u ula ne tavolinë me të. Ky person filloi të fliste me një gjuhë që nuk e kuptova, u frikësova dhe u çova nga tavolina. Pasi u çova më kapi nga parakrahu i dorës së majtë dhe më goditi me grusht në fytyrë, unë u shkëputa nga ai dhe u futa ne lokal dhe i fola kamerierit të lokalit duke i thënë: “Kush është ky personi se më qëlloi, ke mundësi ta nxjerrësh jashtë”. Ndërkohë unë po mundohesha të largohesha në drejtimin tjetër të lokalit, pasi ka dhe një derë tjetër për të dalë, ky shtetas po më ndiqte nga pas. Unë kam dalë nga dera tjetër e lokalit dhe kam qëndruar ne pjesën e përparme, kurse shtetasi që qëlloi po më ndiqte, ndërsa unë kam hyrë prapë në lokal dhe konkretisht në banjën e lokalit ku po laja sytë. Në këtë moment më vjen përsëri nga mbrapa ky personi dhe goditi derën. Pasi shqeu derën më goditi përsëri në fytyrë me grusht dhe u largua, duke hipur në automjet të tipit “Audi A5”, me ngjyrë gri me targë kosovare. Me sa vura re, numrat e targës ishin 02­300 KS dhe është larguar në drejtim të vendit të quajtur Kali i Trojës. SULMI NË MAKINË Shtetasi i dytë që është përballur me të riun nga Kosova, dëshmitari me iniciale N.I, ka treguar ngjarjen si më poshtë: “…rreth orës 13.00 po planifikoja të shkoja për drekë në Llogara me një kushëri. Në një moment kam ndaluar makinën dhe kam marrë në telefon kushëririn tim E.I, kur vura re një person, i cili po shikonte ne drejtim të makinës sime. Ai kishte një makinë tip ‘Audi A5’, ngjyrë gri me targa Kosove. Ai u afrua afër makinës sime ku unë isha në timon, kurse shoku im S.Z. ishte pasagjer. Autori i ngjarjes ishte i moshës rreth 35 vjeç rreth 185 cm i gjatë, trup i mbushur me pak mjekër dhe me flokë të rëna, mbante në kokë një palë syze të zeza. Pasi u afrua te dera e makinës në krahun tim të shoferit ai me tha: “A keni dëshirë të bëni një xhiro me mua, me makinën tuaj ose me makinën time”. Unë nuk e kuptova mirë nga dialekti kosovar që ai po fliste dhe i thashë “çfarë thua” por ai me tha përsëri: “A keni dëshire të bëni një xhiro me mua me makinën tuaj ose timen”. Unë i thashë se nuk mundem, pasi kam punë dhe jam me shokë për drekë. Ai përsëri insistoi duke më thënë a keni dëshirë dhe unë i thashë:­ Jo nuk kam asnjë mundësi. Pas kësaj bisede unë i thashë mirupafshim dhe nisa makinën. Pashë se ky person shkoi te makina e tij, e cila ishte rreth tri metra larg makinës sime pothuajse paralel dhe e ndezi. Unë u nisa menjëherë e shpejtova makinën dhe vura re nga pasqyrat e makinës se ai po vinte nga mbrapa me makinën e tij. Kam vazhduar rrugën në bulevard dhe kam vërejtur se ky person me makinën e tij “Audi A5” po më ndiqte e më pas më parakaloi dhe në vendin e quajtur “Kali i Trojes” ktheu makinën kryq përpara makinës sime pa shkuar te kryqëzimi i “Kalit të Trojës”. Unë ndalova makinën, pasi ky person më pengoi me makinën. Pasi ndaloi, ai doli nga makina e tij dhe m’u drejtua mua që isha në makinën time, ku kërkoi të hapte derën time nga jashtë. Unë e ula xhamin rreth 10 cm dhe i thashë “çfarë ke”. Ai futi duart te xhami i hapur i makinës dhe kërkonte të hapte makinën nga brenda. Unë ia kapa duart dhe ia nxora jashtë xhamit me forcë.

Në këtë moment që unë ia largova duart, ai qëlloi makinën time me grusht te traversa sipër derës. Pasi këtij veprimi ai menjëherë hapi përsëri krahun dhe me sa fuqi kishte qëlloi xhamin e makinës sime në momentin që unë po e mbyllja atë. U godit xhami i makinës sime dhe dora i rrëshqiti deri te traversa e sipërme e derës. Në këtë moment, unë kam ndezur makinën dhe u nisa nga pas, pra, për të ardhur indietro me qëllim që të shmangia makinën e tij. Në këtë moment, kam vënë re punonjës policie si dhe automjet policie, të cilët erdhën ne vend dhe bënë shoqërimin e këtij personi”. / Panorama.al Trazhgim Sokolaj

Etiketa: dëshmitëDijar Xhema


Ju sugjerojmë

“Dritëhijet” e formacionit, gazetari: Dilema, kush do të luajë krah Gjimshitit…
Sport

“Dritëhijet” e formacionit, gazetari: Dilema, kush do të luajë krah Gjimshitit…

7 Qershor, 2025 2:11 pm
Izraeli e pranon se në Gazë mbështet grup të armatosur kundër Hamasit
Bota

Izraeli e pranon se në Gazë mbështet grup të armatosur kundër Hamasit

7 Qershor, 2025 2:01 pm
Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit
Aktualitet

Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit

7 Qershor, 2025 1:44 pm
Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë

7 Qershor, 2025 1:31 pm
Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!

7 Qershor, 2025 1:22 pm
Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…
Politikë

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…

7 Qershor, 2025 1:09 pm
Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit
Sport

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit

7 Qershor, 2025 12:48 pm
Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!
Kryesore

Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!

7 Qershor, 2025 12:29 pm
Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?
Bota

Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?

7 Qershor, 2025 12:18 pm
Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë
Politikë

Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë

7 Qershor, 2025 12:04 pm
Para
Atentati i djeshëm te Rruga e Kavajës, zhduket pa gjurmë i plagosuri

Atentati i djeshëm te Rruga e Kavajës, zhduket pa gjurmë i plagosuri

Se shpëjti mund të transmetojmë LIVE gjith jetën tonë në facebook me iPhone

Zuckerberg shet për bamirësi aksione të Facebook me një vlerë marramendëse

Vajza padit komshiun për përdhunim, por arrestohet vetë…

Premtonte vende pune në këmbim të parave dhe pastaj zhdukej. Arrestohet 25 vjeçarja e shpallur në kërkim

Please login to join discussion















TE FUNDIT

“Dritëhijet” e formacionit, gazetari: Dilema, kush do të luajë krah Gjimshitit…

“Dritëhijet” e formacionit, gazetari: Dilema, kush do të luajë krah Gjimshitit…
7 Qershor, 2025

Ndërkohë që ora e përballjes mes Shqipërisë dhe Serbisë po afrohet, atmosfera në kampin kuqezi është tejet e ngrohtë dhe...

Lexo më shumë

Izraeli e pranon se në Gazë mbështet grup të armatosur kundër Hamasit

Izraeli e pranon se në Gazë mbështet grup të armatosur kundër Hamasit
7 Qershor, 2025

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, e ka pranuar se Izraeli është duke mbështetur një grup të armatosur në Gazë, që kundërshton...

Lexo më shumë

Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit

Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit
7 Qershor, 2025

Policia Kufitare e Rinasit në bashkëpunim me shërbimet doganore, kanë goditur një tjetër rast të mosdeklarimit në pikën e kalimit kufitar,...

Lexo më shumë

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë
7 Qershor, 2025

Këtë të shtunë, vendgrumbullimi i mbetjeve në qytetin e Vlorës është përfshirë sërish nga flakët e zjarrit. Sipas asaj që...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com