Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

A ka faj shoqëria per krimet?

2016/08/20 at 6:07 PM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 2 min
A A
Kush po i çon Ambasadorët në mbledhjet e partive?

Nga Blendi Fevziu –
Në dukje pa ngjarje dhe i fokusuar tradicionalisht tek turizmi, fillimi i Gushtit u dominua në fakt më shumë nga kronika e zezë. Jo vetëm numri i ngjarjeve, por akoma më shumë lloji i tyre, qenë tronditëse për opinionin publik. Një 65 vjecar që vret të dashurën e tij 29 vjecare dhe më pas veten; një person me probleme mendore që vret nipin e tij dhe i pret kokën; një turist që tenton të marrë peng disa persona dhe bën thirrje terroriste; një djalë që tenton të vrasë kushëririn dhe akomë më e tmerrshme një baba që përdhunon vajzën e tij 15 vjecare. Kronika e ngjarjeve mund të vijojë edhe më tej, po mjafton kjo listë në më pak se një javë për të tronditur jo pak opinionin dhe shoqërinë shqiptare. Në fakt historia nis këtu. Përtej përgjegjësisë që shteti dhe institucionet duhet të mbajnë në këto raste, përtej analizës për secilën ngjarje në vetvete, një problem të thellë po ka vetë shoqëria shqiptare. Madje një problem që po bëhet gjithnjë e më problematik dhe që nuk zgjidhet vetëm me polici. Një pjesë e krimeve janë rrjedhojë llogjike e mënyrës se si mendon dhe vepron pikërisht shoqëria.
Në rastin e biznesmenit, edhe pse fundi ishte tragjik, mënyra se si qe zhvilluar gjithë ngjarja ishte dramatike. Lidhjen e një 65 vjecari me një 29 vjecare e dinte gjithë fshati dhe zona. Famlija e burrit e pranonte për hir të mos prishjes së familjes, ndërsa familja e vajzës e pranonte sepse ndihmohej ekonomikisht. Nëse reagimi i shoqërisë do kishte qenë më normal dhe më pak oportunist, mbase ngjarja nuk do të kishte ndodhur. Madje nuk do kishte ndodhur as shëmtia e varrimit të të dyve, një spektakël makabër ku vajza u braktis në emër të moralit, ndërsa burri u trajtuar si viktimë. Po sa histori të tilla ndodhin cdo ditë në sy të shoqërisë dhe pranohen prej saj.
E ngjashme historia e djalit me probleme që vrau nipin e tij. Sipas intervistave kishte kohë që ai sillej ashpër, dhunshëm dhe që kishte dhënë shenja për këtë. Askush nuk e kishte denoncuar, në emër të ruajtjes së nderit të familjes apo të sikletit nga opinioni përreth. Duke sjellë një dramë edhe më të madhe për familjen vetë.
Po kështu ngjarja e përdhunimit të vajzës që kishte dhënë shenja edhe më parë. Dhe për të cilat, po në emër të opinionit publik dhe paragjykimit te tij, sërish nuk ishte reaguar.
Të gjitha historitë bashkë, por edhe shumë të tjera që ndodhin cdo ditë, kanë vetëm një zgjidhje bazike. Reagimin e shoqërisë dhe zhveshjen e saj nga mënyra meskine e të menduarit dhe nga paragjykimi mbi të cilin mbështetet. Nëse shoqeria nuk vepron, nëse gjithkush mban shpresë vetem tek policia, prokuroria apo gjykata, ngjarje si këto, makabre, mund të përsëriten cdo ditë.
Blendi Fevziu


Etiketa: krimipoliciaShoqeriavrasje


Ju sugjerojmë

Komandanti i ushtrisë iraniane: Do të ketë “përgjigje të fortë” ndaj sulmeve të SHBA
Bota

Komandanti i ushtrisë iraniane: Do të ketë “përgjigje të fortë” ndaj sulmeve të SHBA

23 Qershor, 2025 9:18 am
JD Vance: Jo luftë kundër Iranit, por kundër programit bërthamor
Bota

JD Vance: Jo luftë kundër Iranit, por kundër programit bërthamor

23 Qershor, 2025 9:14 am
Dështon sërish të zgjidhet kryetari i Kuvendit në Kosovë
Aktualitet

Ngërçi politik/ Sot tentativa e 36 për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

23 Qershor, 2025 9:01 am
PPP e sterilizimit drejt mbylljes/Kosto reale,  53% më shumë se kontrata e lidhur!
Aktualitet

PPP e sterilizimit drejt mbylljes/Kosto reale, 53% më shumë se kontrata e lidhur!

23 Qershor, 2025 8:55 am
Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
Aktualitet

Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori

23 Qershor, 2025 8:49 am
Shqipëria e fundit për pastërtinë e ujërave natyrorë
Aktualitet

Shqipëria e fundit për pastërtinë e ujërave natyrorë

23 Qershor, 2025 8:42 am
Belgjika do të vendosë kontrolle kufitare që nga vera
Bota

Belgjika do të vendosë kontrolle kufitare që nga vera

23 Qershor, 2025 8:41 am
Bombardimet e SHBA/Trump flet për ndryshimin e mundshëm të regjimit në Iran
Bota

Bombardimet e SHBA/Trump flet për ndryshimin e mundshëm të regjimit në Iran

23 Qershor, 2025 8:34 am
Parashikimi i motit, 23 Maj 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 23 qershor 2025

23 Qershor, 2025 8:31 am
Horoskopi, 7 shtator 2023
Aktualitet

Horoskopi për sot, 23 qershor 2025

23 Qershor, 2025 8:15 am
Para
Zbardhen detaje të reja/ Ja si e përdhunoi në pyll babai vajzën

Përdhunimi/ Flet vjehrri: Erdhën me baltë në shtëpi, tha ‘s’i kam bërë gjë’

Ndërhyrjet estetike, doktori flet për të shoqen: Ia kam fryrë…

Ndërhyrjet estetike, doktori flet për të shoqen: Ia kam fryrë...

Fotot e nxehta të Kim Kardashian në Meksikë që po thyejnë rrjetin

Fotot e nxehta të Kim Kardashian në Meksikë që po thyejnë rrjetin

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Komandanti i ushtrisë iraniane: Do të ketë “përgjigje të fortë” ndaj sulmeve të SHBA

Komandanti i ushtrisë iraniane: Do të ketë “përgjigje të fortë” ndaj sulmeve të SHBA
23 Qershor, 2025

Ndaj sulmit të Shteteve të Bashkuara mbi objektet bërthamore të Iranit, do të ketë një “përgjigje të fortë”. Kështu ka...

Lexo më shumë

JD Vance: Jo luftë kundër Iranit, por kundër programit bërthamor

JD Vance: Jo luftë kundër Iranit, por kundër programit bërthamor
23 Qershor, 2025

Pas sulmeve ajrore të SHBA-së ndaj objekteve bërthamore iraniane, qeveria amerikane po përpiqet të qetësojë frikën për një shpërthim të...

Lexo më shumë

Ngërçi politik/ Sot tentativa e 36 për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Dështon sërish të zgjidhet kryetari i Kuvendit në Kosovë
23 Qershor, 2025

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sërish sot në orën 11:00, në tentativën e 36-të për konstituimin e...

Lexo më shumë

PPP e sterilizimit drejt mbylljes/Kosto reale, 53% më shumë se kontrata e lidhur!

PPP e sterilizimit drejt mbylljes/Kosto reale,  53% më shumë se kontrata e lidhur!
23 Qershor, 2025

Në fillim të vitit që vjen pritet të mbyllet kontrata koncesionare e sterilizimit me PPP si rrjedhoje e përfundimit të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com