Ish –bashkëshortja e Avni Metrës, 53 –vjeçarit që ka jetur për 18 vjet në Britaninë e Madhe edhe pse kërkohej për vrasjen e dy vëllezërve në Shqipëri, thotë se burgu është shumë pak për të.
Ajo ka treguar për mediat britanike se Metra e ka përdhunuar vazhdimisht gjatë 14 vjetëve të martesë së tyre. Linda Lami është 38 vjeç dhe ka një fëmijë me 53 –vjeçarin që ka kryer vrasjen e dyfishtë në Mat, në vitin 1997. Ajo thotë se Metra duhet “të digjet i gjallë” për vrasjet e kryera.
Në një intervistë për Daily Mail , ajo tha se Metra kishte kryer me të marrëdhënie seksuale me dhunë. Ajo e ka denoncuar Metrën për këtë, por versioni i saj duket se nuk i ka bindur autoritete. Avni Metra pritet të ekstradohet në Shqipëri për të vuajtur dënimin me 25 vjet burg.
Ai kishte emigruar prej vitit 1998 në Britaninë e Madhe dhe kishte përfituar një pasaportë si kosovar. Që ai ishte dënuar për vrasje, u zbulua nga disa gazetarë të Daily Mail