Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tenderi 7 mln USD/ OSHEE: Nuk i identifikonim dot abonentët, ja si u shpall fituesi

2016/08/19 at 6:51 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Letra e deputetit Kosta që tallte Ramën. Reagon Çela i OSSHE: Je vulgar

OSHEE është përfshirë në një megaskandal, duke dhënë me miliona lekë për identifikimin e abonentëve edhe pse ka vetë në dispozicion një armatë me punëtorë. Duke reaguar për një shkrim të BoldNeës që u publikua në të gjitha portalet, OSHEE ka shpjeguar procedurat e tenderit.

Sipas saj, projekti është financuar nga Banka Botërore dhe ka për qëllim identifikimin e plotë të aabonentëve, adresa e saktë, mënyra se si janë lidhur klientët në rrjet nisur nga niveli i tensionit si dhe të dhënat për matësit.

OSHEE thotë se bëri me stafin e saj 96 000 kontrata, por smund të mbyllte procesin Brenda afateve pasi janë 1.2 milionë kontrata. Në këtë situatë, OSHEE ka parë të nevojshme angazhimin e kompanive të specializuara për të kryer këtë project.

Po kështu edhe Ministria e Brendshme kishte një projekt të ngjashëm për sistemin e adresave ndaj Qeveria gjykoi që këto dy projekte të shkrihen në një. “ Më 16.3.2016 me vendim qeverie OSHEE u caktua si organ qendror blerës, për kryerjen e procedurës së prokurimit publik për llogari të vet dhe të Ministrisë së Punëve të Brendshme”, thuhet në njoftimin zyrtar të OSHEE-së.

Sqarimi i OSHEE për tenderin

Për studimin e tregut në nxjerrjen e fondit limit janë marrë parasysh pesë oferta. Në përfundim të procesit, në datën 23.05.2016 është bërë publikimi i dokumenteve në Agjencinë e Prokurimit Publik me fondin limit 856,000,000 Lek (Pa TVSH). Në zbatim të ligjit, njoftimi për këtë procedurë tenderi është publikuar edhe në shtypin ndërkombëtar, konkretisht në gazetën prestigjioze “Financial Times”.

Ministria e Brendshme ka planifikuar fondin e saj për këtë procedurë të përbashkët në vlerën 400,000,000 lekë (me TVSH) ndërsa pjesa tjetër e shumës totale është mbuluar nga fondi i OSHEE-së.

Në përfundim të procedurës, kanë marrë pjesë dy ofertues. Ofertuesi i parë është Bashkimi i Operatorëve “CSI Piemonte-Consorzio per il sistema informative”, Datech sh.p.k dhe Çelësi sh.p.k. me vlerën 849,580,000 lekë pa TVSH. Ofertuesi i dytë ishte shoqëria “Fastech” sh.p.k e cila nuk ka paraqitur një ofertë ekonomike. Në zbatim të parashikimeve ligjore, fitues është shpallur ofertuesi Bashkimi i Operatorëve “CSI Piemonte-Consorzio për il sistema informative”, Datech sh.p.k dhe Çelësi sh.p.k.

Të gjitha procedurat janë ndjekur në zbatim të ligjit për Prokurimin Publik dhe nuk ka patur ankesa nga asnjë subjekt gjatë gjithë fazave nga shpallja e specifikimeve teknike deri në shpalljen e fituesit. Afati i realizimit të kontratës është 6 muaj nga data e lidhjes së saj mes autoritetit kontraktor dhe fituesit.

Referuar bashkimit të shoqërive fituese të tenderit, OSHEE sqaron se sipas marrëveshjes për bashkim të përkohshëm të shoqërive, ndarja e përgjegjësive midis palëve është: CSI Piemonte 80 përqind e zbatimit të kontratës; Datech 10 përqind dhe Çelësi 10 përqind. CSI Piemonte është konsorcium i njohur italian i themeluar në vitin 1977 dhe në historikun e saj ka një përvojë të zgjeruar e të suksesshme në aktivitet të njëjtë me atë për të cilin është shpallur fitues në këtë tender në Shqipëri.

Ju sugjerojmë

Taulant Xhaka tërhiqet nga futbolli, tifozët i kushtojnë koreografi të veçantë
Kryesore

Taulant Xhaka tërhiqet nga futbolli, tifozët i kushtojnë koreografi të veçantë

24 Maj, 2025 6:56 pm
SHBA-ja dhe Irani: Kemi shënuar përparim të kufizuar në bisedimet bërthamore
Bota

SHBA-ja dhe Irani: Kemi shënuar përparim të kufizuar në bisedimet bërthamore

24 Maj, 2025 6:41 pm
Gjermania për Kosovën: Rëndësi jetike për ne dhe NATO-n
Rajoni

Gjermania për Kosovën: Rëndësi jetike për ne dhe NATO-n

24 Maj, 2025 6:14 pm
I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 28-vjeçari në Lezhë
Aktualitet

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 28-vjeçari në Lezhë

24 Maj, 2025 6:03 pm
Tarifat e Trump/BE:Tregtia dypalëshe të udhëhiqet nga respekti , jo me kërcënime
Bota

Tarifat e Trump/BE:Tregtia dypalëshe të udhëhiqet nga respekti , jo me kërcënime

24 Maj, 2025 5:54 pm
Gjirokastër/ Vetëvrasja e të miturit, reagon Prokuroria: Nuk ka indicie për bullizëm nga bashkëmoshatarët
Aktualitet

Infektohen me salmonelë fëmijët e një kopshti në Gramsh

24 Maj, 2025 5:17 pm
Vula e Partisë Demokratike, Apeli: Më 3 mars shqyrtohet çështja
Aktualitet

PD ankimon rezultatin në Kukës, kërkon pavlefshmëri dhe përsëritje të zgjedhjeve

24 Maj, 2025 5:11 pm
Incidenti në veri, Serbia lëshon fletë arresti për policin e Kosovës
Rajoni

Incidenti në veri, Serbia lëshon fletë arresti për policin e Kosovës

24 Maj, 2025 4:49 pm
Begaj takon zv/sekretarin e Shtetit të SHBA: Mirënjohës për mbështetjen e palëkundur
Aktualitet

Begaj takon zv/sekretarin e Shtetit të SHBA: Mirënjohës për mbështetjen e palëkundur

24 Maj, 2025 4:36 pm
BSH: 95% e familjeve zotërojnë të paktën një pronë
Aktualitet

BSH: 95% e familjeve zotërojnë të paktën një pronë

24 Maj, 2025 4:22 pm
Para
Flet zv/ trajneri i Shqipërisë: Berisha titullar te Lazio, nuk do të zhgënjejë

Flet zv/ trajneri i Shqipërisë: Berisha titullar te Lazio, nuk do të zhgënjejë

E fundit/ Gerhard Progni shënon 2 gola, i jep fitoren ekipit të tij në Azerbajxhan

E fundit/ Gerhard Progni shënon 2 gola, i jep fitoren ekipit të tij në Azerbajxhan

Vrau çiftin britanik të pensionistëve, ja çfarë tha shqiptari në gjykatë

Vrau çiftin britanik të pensionistëve, ja çfarë tha shqiptari në gjykatë

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Taulant Xhaka tërhiqet nga futbolli, tifozët i kushtojnë koreografi të veçantë

Taulant Xhaka tërhiqet nga futbolli, tifozët i kushtojnë koreografi të veçantë
24 Maj, 2025

Taulant Xhaka ka vendosur të tërhiqet nga futbolli dhe ka dhënë lamtumirën e tij teksa ka luajtur ndeshjen e tij...

Lexo më shumë

SHBA-ja dhe Irani: Kemi shënuar përparim të kufizuar në bisedimet bërthamore

SHBA-ja dhe Irani: Kemi shënuar përparim të kufizuar në bisedimet bërthamore
24 Maj, 2025

Raundi i pestë i bisedimeve bërthamore ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Iranit përfundoi në Romë me shenja të përparimit të...

Lexo më shumë

Gjermania për Kosovën: Rëndësi jetike për ne dhe NATO-n

Gjermania për Kosovën: Rëndësi jetike për ne dhe NATO-n
24 Maj, 2025

Veç dy javë pasi që u bë kancelar i Gjermanisë, Friedrich Merz dhe qeveria e tij morën një vendim që...

Lexo më shumë

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 28-vjeçari në Lezhë

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 28-vjeçari në Lezhë
24 Maj, 2025

Policia ka vënë në pranga një 28-vjeçar, me qëllim ekstradimin drejt Kosovës. Shtetasi i arrestuar K. H., 28 vjeç, ishte...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com