Ky që shihni në foto është 30 vjeçari Jorgo Zani i cili i mori jetën në mënyrë makabre një fëmijë 12 vjeç, të cilin e kishte nip (djalin e vajzës së xhaxhait).
Ai doli sot në gjykatën e Vlorës për masën e sigurisë. Asnjë familjar nuk u shfaq para dyerve të gjykatës, ndërsa u dha vendimi arrest me burg për Jorgo Zanin. Autori i masakrës së Palases nuk u shfaq i penduar në seancen e masës së sigurisë. “Nuk ka thënë asnjë fjalë në gjyq”, thanë burimet, por më parë kur është marrë në pyetje nga hetuesit nuk ka shfaqur asnjë pendesë”.
Vrasësi i 12 vjeçarit Andera Zaria do t’i nënshtrohet një testi psiqik pasi të kaloje proceduarat per t’u transportuar ne burgun e sigurise se larte ose ne spitalin e burgut të Krujes.
I diagnostikuar si psikopat, vendimin per denimin e tij juria e gjykates do ta marre sebashku me psikiatrit.
Ngjarja e Palases tmerroi opinionin ndoshta te papergatitur per horror te tilla. Autori ndoqi me vrap te miturin, djali i kusherires se tij, dhe vetem pak metra larg shtepise, i preu koken.
Trupin ia la ne rruge, kurse vete u kap me koken e femijes ne dore. Zani ka qene nje perdorues i drogerave dhe me pas ka pesuar demtime ne tru, sipas specialisteve te psikiatrise ne Vlores. Edhe ne Greqi ai eshte mbajtur me antipsikotik.
Banoret e Palases treguan per kete person episiode jo me rrezik serioz, me perjashtim te historive te frikshme, qe ai vete tregonte se si ushqehej me qen te vegjel.
Ndërsa i mituri u përcoll dje në banesën e fundit, në Fier, aty ku ka shtëpinë babai i tij. Familja Zaria jeton në Greqi, dhe kishte dy djem 18 dhe 12 vjeç. Ata kishin kaluar pushimet në Palasë, në fshatin e nënës së Andreas dhe ishin larguar të hënën për të vazhduar punët. Prindërit kishin vendosur ta linin Andrean tek gjyshërit, buzë detit, deri në fund të muajit Gusht.