Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

I bashkon krushqia, por i ndan politika, zbulohet lidhja në garën për Dibrën

2016/08/18 at 12:43 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
I bashkon krushqia, por i ndan politika, zbulohet lidhja në garën për Dibrën

Zgjedhjet e pjesshme të 11 shtatorit për Bashkinë e Dibrës, kanë nxjerrë në pah një realitet tipik shqiptar, e specifikisht dibran, atë që rivalët politikë konçidojnë të kenë edhe lidhje familjare me njëri-tjetrin.

Ndaj, siç po ndodh këto ditë të para të fushatës elektorale të shtabeve përkatëse, e siç pritet të ndodh deri më 10 shtator, askush nuk do e artikulojë për keq emrin e shoqi-shoqit.

Madje nga burime brenda stafit të kandidatit demokrat Sherefedin Shehu, mësohet që nga ky i fundit të jetë dhënë porosia që në fjalorin elektoral, emri i Muharrem Ramës, ndryshe Doktor Rremës, të mos përmendet, aq më pak për keq.

Përjashtim bën – dhe do të bëjë, sigurisht – vetëm “Doktori blu” i Tiranës, tek i cili kjo normë etike nuk ekziston. Një ditë më parë, Berisha akuzoi  kandidatin socialist, Muharrem Rama si i implikuar me trafik droge në Zvicër, por fakt është se në Zvicër, gjatë viteve të para ’90, nuk ka qenë  kirurgu i njohur i spitalit të Peshkopisë, por dy vëllezërit e tij, Nexhati dhe Nehati, tipologjia dhe skeda qytetare e të cilëve nuk ka asnjë lidhje me drogën si lëndë apo me trafikun e drogës si aktivitet kriminal.

Po pse kjo paqe dhe kjo vetëpërmbajtje etike mes dy rivalëve, përgjatë një fushatë me peshë të madhe politike?! Mos vallë thjesht nga të qënit dibranë nga ata të sojit, që dijnë të sillen si burra fisnikë edhe kur janë kundërshtarë?!

Mund të jetë dhe kjo, pasi si Rama e si Shehu kanë një performancë individuale ta panjollë në jetën shoqërore, por është dhe një fakt tjetër: ata kanë dhe një lidhje krushqie mes njëri-tjetrit. Djali i xhaxhait të Sherefedin Shehut, pra nipi i tij, është i martuar me të motrën e Muharrem Ramës. Dhe kjo është diçka e zakonshme në Dibër, një fenomen që e ka karakterizuar dhe politikën e atyshme lokale që nga pluralizmi e këtej: në dy kahjet politike, shumica e eksponentëve kishin lidhje farefsinore e krushqie me njëri-tjetrin.

Sa për ilustrim, familja e ish-deputetes demokrate Natasha Shehu, fjalëmbajtësja kryesore në seancën e rishpalljes së Berishës president në parlamentin e vitit 1997, kishte lidhje krushqie me Fatos Nanon.

Kështu pra, kjo fushatë pritet të jetë ndër të rrallat me gjuhë të kultivuar, për shkak të kësaj afërsie mes dy kandidatëve, të cilët rezultojnë krushq. Ose ndryshe miq, siç i thonë në fjalorin popullor të Dibrës. /tesheshi.com/

Ju sugjerojmë

Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur
Kryesore

Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur

6 Qershor, 2025 7:15 pm
Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë
Kryesore

Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë

6 Qershor, 2025 7:09 pm
Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit
Aktualitet

Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit

6 Qershor, 2025 6:52 pm
Analiza: Çfarë do të thotë të jesh grua në politikën kosovare?
Rajoni

Analiza: Çfarë do të thotë të jesh grua në politikën kosovare?

6 Qershor, 2025 6:35 pm
Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim mmaksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët
Kryesore

Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim mmaksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët

6 Qershor, 2025 6:24 pm
Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë
Kryesore

Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë

6 Qershor, 2025 6:04 pm
I arrestuar në operacionin “URA”, shqiptari ekstradohet nga Belgjika në Itali
Aktualitet

I arrestuar në operacionin “URA”, shqiptari ekstradohet nga Belgjika në Itali

6 Qershor, 2025 5:52 pm
Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë

6 Qershor, 2025 5:23 pm
Shtetet e BE-së synojnë të ulin kompensimin për vonesat e fluturimeve
Bota

Shtetet e BE-së synojnë të ulin kompensimin për vonesat e fluturimeve

6 Qershor, 2025 5:11 pm
Politikanët në Rusi ‘tallen’ me sherrin Trump-Musk: Mos u grindni djema!
Bota

Politikanët në Rusi ‘tallen’ me sherrin Trump-Musk: Mos u grindni djema!

6 Qershor, 2025 4:59 pm
Para
Krimi Horror/ Para se ta vriste, Zani tentoi ta përdhunonte 12 vjeçarin

Krimi Horror/ Para se ta vriste, Zani tentoi ta përdhunonte 12 vjeçarin

Era kryesorja e ditës në MTV (Foto)

Era kryesorja e ditës në MTV (Foto)

Ja detajet e policisë për 9 vjeçarin që bashkëpunonte me Jorgo Zanin

Ja detajet e policisë për 9 vjeçarin që bashkëpunonte me Jorgo Zanin

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur

Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur
6 Qershor, 2025

Trajneri i Shqipërisë, Silvinjo foli në konferencë për shtyp, në prag të ndeshjes me Serbinë. Gjatë fjalës së tij, Silvinjo...

Lexo më shumë

Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë

Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë
6 Qershor, 2025

Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Silvinjo, dhe kapiteni Berat Gjimshiti kanë dalë në një konferencë për shtyp një ditë para ndeshjes...

Lexo më shumë

Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit

Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit
6 Qershor, 2025

Një plagosje e dyfishtë me armë zjarri ka ndodhur paraditen e sotme në Rrogozhinë, ku një 56-vjeçar plagosi dy fqinjët...

Lexo më shumë

Analiza: Çfarë do të thotë të jesh grua në politikën kosovare?

Analiza: Çfarë do të thotë të jesh grua në politikën kosovare?
6 Qershor, 2025

Teksa zërat e grave po bëhen gjithnjë e më të pranishëm në skenën politike të Kosovës, përballja me seksizëm, kërcënime...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com