Ka qenë gruaja e parë që ka ngjitur hierarkitë e trafikut të drogës në Meksikë, një mjedis tradicionalisht i rezervuar burrave. Pas shumë vitesh burg, vazhdon të mos provojë asnjë lloj brenge për veprimet e saj.
Në shtëpinë e Sandra Ávila Beltrán ka një altar me qirinj të ndezur, një mausoleum të mbushur me kujtimit e bashkëshortit të parë (i vrarë me breshëri automatik), të bashkëshortit të dytë (i vrarë me thikë në zemër) dhe të vëllait të saj (i torturuar për vdekje). Janë të gjithë viktima të luftës për kontrollin e trafikut të kokainës në Meksikë, një luftë akoma sot në zhvillim e sipër.
Ávila është një figurë pothuajse legjendare: një prej grave të pakta që kanë pasur akses në kupolën e narkotrafikut. Ka jetuar, punuar dhe dashuruar në nivelet më të larta e universit të drogës meksikane në gjysmën e dytë të viteve Shtatëdhjetë. Në kulmin e karrierës së saj e kishte zakon që të udhëtonte me valixhet plot me miliona dollar në karmonedha të vjetra 100ëshe.
Të gjithë e quanin “Mbretëresha e Paqësorit”, një nofkë që e kishte fituar kur menaxhonte një luftë për varkat e peshkimit që transportonin 10 ton kokainë secila nga veriu i Meksikës drejt tregut kryesor të kokainës: Shteteve të Bashkuara. /bota.al/