Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Verejtjet e demokratëve, flet Majko: Nuk lëvizim nga roli i të huajve

2016/08/17 at 2:41 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Pandeli Majko: PS duhet të diskutojë me Ilir Metën pa ngjala përpara

Komisioni i Posaçëm i Reformës në Drejtësi është mbledhur sot rreth orës 10:20 për tu njohur me vërejtjet e misionit të EURALIUS për opinionet e PD­-së mbi ligjin për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Janë 10 çështje që Partia Demokratike kundërshton në ligjin për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, të argumentuara në detaj në një material prej 55 faqesh.

Ndër të tjera, ekspertët demokratë i rikthehen sërish rolit të operacionit ndërkombëtar të monitorimit, të cilin nuk e gjejnë të pasqyruar mirë në ligj.

Në përfundim të mbledhjes së sotme të komisionit për reformën në drejtësi, anëtari socialist i tij, Pandeli Majko tha se diskutimet u mbështetën mbi zbatimin e dispozitave të ndryshuara kushtetuese.

“Mendoj se kemi kaluar në një fazë ku më shumë se sa diskutimi i konsensusit, jemi duke diskutuar zbatimin e dispozitave të reja kushtetuese. Sot dëgjuam komentet e përfaqësuesit të BE dhe të OPDAT. E thashë këtë jo në gjuhën e ekspertizës, pasi përfaqësuesi i BE, EURALIUS­-it deklaroi se të gjitha opinionet që ai shprehu për vërejtjet që kanë shprehur kolegët e opozitës, ishin qëndrime të Komisionit Europian.

Ne kërkuam që këto tani të diskutohen me ekspertët dhe ata të na sjellin një material të përmbledhur të atyre që u ra dakord dhe atyre që nuk u ra dakord”,­ tha ai.

I pyetur për rolin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM) Majko u përgjigj se do të jetë po ai rol i shkruar në aneksin kushtetues. “Është një rol që përcaktohet qartë në aneksin kushtetues dhe ne nuk do i lëvizim asnjë presje”, tha deputeti socialist.

Sa i takon procesit të verifikimit të pasurive të gjyqtarëve dhe prokurorëve shqiptarë, në kuadër të vetting-ut, Majko tha se ky proces do të bazohet në opinionin e Komisionit Europian dhe atë do ta kryejnë institucione që kanë një eksperiencë kushtetuese, që në këtë rast është Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive.

Ndërsa përfaqësuesi i djathtë, Oerd Bylykbashi deklaroi në fund të mbledhjes se: “U prezantuan komentet e ekspertëve ndërkombëtarë dhe do të ulen këto ditë ekspertët për të integruar dhe për të gjetur versionin përfundimtar të hartimeve. Është proces hartimi legjislativ, besoj që do mbyllet shpejt”. /BW

Etiketa: drejtesimajkoreforma

Ju sugjerojmë

“Ku i gjete paratë për operacionin?” Transgjinorja përgjigjet në Opinion
-U tha në Opinion

“Ku i gjete paratë për operacionin?” Transgjinorja përgjigjet në Opinion

10 Nëntor, 2025 11:09 pm
Transgjinorja flet në Opinion: Më futën me 4 meshkuj në dhomë, më mbajtën pa dëshirë
-U tha në Opinion

Transgjinorja flet në Opinion: Më futën me 4 meshkuj në dhomë, më mbajtën pa dëshirë

10 Nëntor, 2025 11:07 pm
“Në gjendje civile jam mashkull”, transgjinorja Luana: Të ndryshohet ligji
-U tha në Opinion

“Në gjendje civile jam mashkull”, transgjinorja Luana: Të ndryshohet ligji

10 Nëntor, 2025 10:49 pm
Sherri në Këshillin Bashkiak në Pogradec, arrestohet qytetari që goditi punonjësin
Kronikë

Arrestimi i 27-vjeçarit pas sherrit në Bashkinë e Pogradecit, banorët në protestë

10 Nëntor, 2025 10:13 pm
Truri pas fitores së Mamdanit, gruaja që përmbysi çdo rregull të politikës amerikane
Bota

Truri pas fitores së Mamdanit, gruaja që përmbysi çdo rregull të politikës amerikane

10 Nëntor, 2025 9:49 pm
Covid-19 përhapet në të gjithë Finlandën, regjistrohen 200 raste në javë
Bota

Covid-19 përhapet në të gjithë Finlandën, regjistrohen 200 raste në javë

10 Nëntor, 2025 9:07 pm
Humbi thellë përballë kandidates së PS, Dionis Sota: Ky është vetëm fillimi…
Politikë

Humbi thellë përballë kandidates së PS, Dionis Sota: Ky është vetëm fillimi…

10 Nëntor, 2025 8:32 pm
Vetëm 20 ditë në burg, lirohet ish-Presidenti francez Nicolas Sarkozy
Bota

Vetëm 20 ditë në burg, lirohet ish-Presidenti francez Nicolas Sarkozy

10 Nëntor, 2025 8:02 pm
Sherri në Këshillin Bashkiak në Pogradec, arrestohet qytetari që goditi punonjësin
Kronikë

Sherri në Këshillin Bashkiak në Pogradec, arrestohet qytetari që goditi punonjësin

10 Nëntor, 2025 7:59 pm
Kandidati i opozitës pas humbjes në Mat: Nuk u përkula, luftova për dinjitet
Politikë

Kandidati i opozitës pas humbjes në Mat: Nuk u përkula, luftova për dinjitet

10 Nëntor, 2025 7:13 pm
Para
Kujdes në tunelin e Kalimashit ka radar. Dhjetëra të gjobitur

Kujdes në tunelin e Kalimashit ka radar. Dhjetëra të gjobitur

Video/ Rrihen dy vajza për djalin me X6, ja si përfundon ai

Krim makabër në Himarë, masakron nipin 12 vjeç. Gjendet me kokë të prerë

Zbardhen letrat e Sokrat Shanit: Për Jonidën që e desha edhe në varr

Zbardhen letrat e Sokrat Shanit: Për Jonidën që e desha edhe në varr

Please login to join discussion

TE FUNDIT

“Ku i gjete paratë për operacionin?” Transgjinorja përgjigjet në Opinion

“Ku i gjete paratë për operacionin?” Transgjinorja përgjigjet në Opinion
10 Nëntor, 2025

Luana, transgjinorja e ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan thotë se ka ndryshuar gjininë nga mashkull në femër. Ndryshimi...

Lexo më shumë

Transgjinorja flet në Opinion: Më futën me 4 meshkuj në dhomë, më mbajtën pa dëshirë

Transgjinorja flet në Opinion: Më futën me 4 meshkuj në dhomë, më mbajtën pa dëshirë
10 Nëntor, 2025

Transgjinorja Luana Myrto ishte e ftuar në emisionin “Opinion” ku ka folur në lidhje me rrugëtimin e saj, që nga momenti...

Lexo më shumë

“Në gjendje civile jam mashkull”, transgjinorja Luana: Të ndryshohet ligji

“Në gjendje civile jam mashkull”, transgjinorja Luana: Të ndryshohet ligji
10 Nëntor, 2025

Aprovimi i ligjit për barazinë gjinore ka ndezur një debat të fortë publik. Si temë e mbrëmjes në emisionin “Opinion” në Tv...

Lexo më shumë

Arrestimi i 27-vjeçarit pas sherrit në Bashkinë e Pogradecit, banorët në protestë

Sherri në Këshillin Bashkiak në Pogradec, arrestohet qytetari që goditi punonjësin
10 Nëntor, 2025

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur këtë të hënë në ambientet e Bashkisë së Pogradecit, ku gjatë një mbledhjeje të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com