Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

OSHEE i përgjigjet Berishës: Pagat e drejtuesve nuk kanë ndryshuar që nga koha jote

2016/08/17 at 1:30 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
OSHEE i përgjigjet Berishës: Pagat e drejtuesve nuk kanë ndryshuar që nga koha jote

Pas akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha për pagat e majme që sipas tij marrin drejtuesit e OSHEE, ka reaguar ky institucion, i cili sqaron se paga e administratorit dhe ato të nivelit të lartë drejtues nuk kanë ndryshuar, por janë të njejta të caktuara me vendimin Nr. 21, datë 18.02.2013 të Entit Rregullator të Energjisë.


“Janë pagat e percaktuara që në kohën kur qeveria drejtohej nga Partia Demokratike dhe Kryetar i ERE ishte Sokol Ramadani ndërsa Administrator i Shoqërisë së shpërndarjes së energjisë ishte Sahit Dollapi”-thuhet në deklaratën e OSHEE për mediat.

OSHEE bën me dije se të vetmet paga që kanë ndryshuar me vendimin e fundit të qeverisë, janë ato të punonjësve të terrenit që përballen çdo ditë me vështirësi e rreziqe në procesin e rikthimit të ligjshmërisë në sektori elektroenergjitik.

REAGIM NDAJ DEKLARATAVE TE DEPUTETIT BERISHA

Nuk është aspak çudi. Heshten e nuk thanë asnjë fjalë për vrasjen barbare të elektricistit Zamir Velaj në krye të detyrës. Pas katër ditë heshtjeje, spekulanti dixhital Sali Berisha i rikthehet sportit të zakonshëm ndërsa tenton tu hedhë hi syve shqiptarëve duke akuzuar OSHEE-në se ka rritur pagat e drejtuesve të saj.

Duke hedhur poshtë këto sajesa të qëllimshme, OSHEE sqaron opinionin publik se paga e Administratorit dhe ato të nivelit të lartë drejtues nuk kanë ndryshuar por janë të njëjtat paga të caktuara me Vendimin Nr. 21, datë 18.02.2013 të Entit Rregullator të Energjisë. Janë pagat e percaktuara që në kohën kur qeveria drejtohej nga Partia Demokratike e spekulantit dixhital dhe Kryetar i ERE ishte Sokol Ramadani ndërsa Administrator i Shoqërisë së shpërndarjes së energjisë ishte Sahit Dollapi.

Vërtet ka një element të ri. Ndryshe nga sot, në kohën kur qeverinë e drejtonte spekulanti dixhital, vendimet e Entit Rregulaltor të Energjisë me tabelat e pagave nuk publikoheshin as në faqen zyrtare të ERE-s dhe as në Fletoren Zyrtare.  Bashkelidhur gjeni kopjon e vendimit të ERE nr.21 qe konfirmon shashkën tymuese.

Të vetmet paga që kanë ndryshuar me vendimin e fundit të qeverisë janë ato të punonjësve të terrenit që përballen çdo ditë me vështirësi e rreziqe në procesin e rikthimit të ligjshmërisë në sektori elektroenergjitik.

Në zbatim të Ligjit të ri të Sektorit të Energjisë Elektrike, në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave u miratua vendimi Nr.574, datë 3.8.2016 “Për miratimin e trajtimit financiar të personave përgjegjës për menaxhimin e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes sha”.

 

Fondi i pagave të shoqërisë në vitin 2016, pëson një rritje prej 28.73% në krahasim me vitin 2015. Nga ky fond, 98.46% e tij shkon për rritjen e nivelit të pagave për punonjësit e nivelit të ulët elektricist/faturist në drejtoritë rajonale dhe ato të tensionit të lartë. Pjesa e rritjes në Drejtorinë e Përgjithshme parashikohet gjithashtu për pozicionet shofer, recepsionist, magazinier, teknik, dispecer, arkivist, operator.

Nuk ka me asnjë dyshim. Shqiptarët e kanë të qartë arsyen përse Partia Demokratike, tanimë e verbuar nga rimëkëmbja e sektorit elektroenergjitik kapet pas sajesave qesharake për të lëshuar baltë mbi Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike.

Përfituesit e rritjes së pagave të ndara në pozicione pune në Drejtorinë e Përgjithshme dhe Drejtoritë Rajonale & Tensionit të Lartë.

 

 

 

Etiketa: berishaOSHEEpagatreagim


Ju sugjerojmë

OBSH: Një në çdo 100 vdekje në botë shkaktohet nga vetëvrasja
Bota

OBSH: Një në çdo 100 vdekje në botë shkaktohet nga vetëvrasja

2 Shtator, 2025 12:44 pm
Rama dhe Berisha homazhe në nder të Dhimitër Anagnostit
Aktualitet

Rama dhe Berisha homazhe në nder të Dhimitër Anagnostit

2 Shtator, 2025 12:09 pm
Homazhe në nderim të regjisorit të madh, lamtumirë Dhimitër Anagnosti
Aktualitet

Homazhe në nderim të regjisorit të madh, lamtumirë Dhimitër Anagnosti

2 Shtator, 2025 11:33 am
Dhunuan 39-vjeçarin, policia nis hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve
Kronikë

Ish-kreu i SHISH në Berat dhe djali i tij, nën hetim nga prokuroria, akuzat

2 Shtator, 2025 10:42 am
A mund të ketë një takim Trump-Xi-Putin-Kim?
Bota

A mund të ketë një takim Trump-Xi-Putin-Kim?

2 Shtator, 2025 10:32 am
Aksident në aksin Shkodër-Velipojë, përplaset për vdekje një kalimtar
Kronikë

Aksidenti në Vlorë/ Pas shoferit, ndërron jetë edhe pasagjeri i kamionçinës

2 Shtator, 2025 9:40 am
Berisha mesazh ngushëllimi për Anagnostin: Dielli perëndoi për kolosin e regjisë
Aktualitet

Ndarja nga jeta e Dhimitër Anagnostit, e marta shpallet ditë zie kombëtare

2 Shtator, 2025 9:20 am
Rama: Liqeni i Komanit e Lumi i Shalës, mikpritës të mijëra vizitorëve
Aktualitet

Rama: Liqeni i Komanit e Lumi i Shalës, mikpritës të mijëra vizitorëve

2 Shtator, 2025 9:00 am
Parashikimi i motit, si do të ndryshojnë temperaturat gjatë ditës
Kryesore

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

2 Shtator, 2025 8:26 am
Auto-Skicë
Kryesore

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

2 Shtator, 2025 7:59 am
Para
Arrestohet çifti i bashkëshortëve, shfrytëzonin një grua për prostitucion

Detajet e policisë/ I preu kokën kushëririt, autori ishte shtruar në spitalin psikiatrik

Lushnje/Shkatërron rrjetin e ujësjellësit, arrestohet autori

Lushnje/Shkatërron rrjetin e ujësjellësit, arrestohet autori

Behrami, Xhaka e Shaqiri në Kosovë? Flasin familjarët

Behrami, Xhaka e Shaqiri në Kosovë? Flasin familjarët

Please login to join discussion















TE FUNDIT

OBSH: Një në çdo 100 vdekje në botë shkaktohet nga vetëvrasja

OBSH: Një në çdo 100 vdekje në botë shkaktohet nga vetëvrasja
2 Shtator, 2025

Më shumë se një në çdo 100 vdekje globalisht është pasojë e vetëvrasjes, tha të martën Organizata Botërore e Shëndetësisë...

Lexo më shumë

Rama dhe Berisha homazhe në nder të Dhimitër Anagnostit

Rama dhe Berisha homazhe në nder të Dhimitër Anagnostit
2 Shtator, 2025

Kryeministri Edi Rama nderoi sot artistin e madh Dhimitër Anagnosti, në ceremoninë e homazheve të zhvilluara në sallën e Teatrit...

Lexo më shumë

Homazhe në nderim të regjisorit të madh, lamtumirë Dhimitër Anagnosti

Homazhe në nderim të regjisorit të madh, lamtumirë Dhimitër Anagnosti
2 Shtator, 2025

I jepet sot lamtumira e fundit regjisorit Dhimitër Anagnosti, i cili u nda nga jeta një ditë më parë. Në...

Lexo më shumë

Ish-kreu i SHISH në Berat dhe djali i tij, nën hetim nga prokuroria, akuzat

Dhunuan 39-vjeçarin, policia nis hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve
2 Shtator, 2025

Ish-kreu i SHISH dhe djali i tij nën akuzë për 3 vepra penale nga Prokuroria e Beratit për ‘nxjerrje sekreti...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com