Dy persona janë burgosur pas kanë tentuar të trafikojnë një shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar nëpërmjet tunelit Channel.
Ata janë Ana Maria Roman dhe Skender Amati, të dy nga Mançesteri, arrestuar pasi u ndaluan nga oficerët e Forcave Kufitare në Francë.
Çifti kishte udhëtuar në Calais me traget përpara se të merrnin një makinë për të kaluar te Eurotunneli në Coquelles së bashku me një burrë tjetër.
Gjatë kontrollit nga oficerët e Forcave Kufitare ata gjetën edhe udhëtarin e tretë që nuk ishte personi i njëjtë me atë që tregonte letërnjoftimi rumun i paraqitur.
Ai është identifikuar si një shtetas shqiptar, të cilit i ishte refuzuar hyrja në Britaninë e Madhe dhe kjo i kishte kaluar edhe autoriteteve franceze.
Cifti u arrestuan teksa në deklarimet e tyre te zyrtarët e emigracionit thanë se kishin udhëtuar drejt Calais për të vizituar vëllain.
Çifti tha se e kishte marrë personin e tretë që mendonin se ishte rumun në një pikë karburanti rrugës për në Kanalin Channel. Amati, i lindur në Shqipëri por me kombësi britanike, është dënuar me tre vjet e gjashtë muaj dënim. Ndërsa shqiptari i tretë është dëbuar. Emri i tij nuk dihet