Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zbulohet aktiviteti i maqedonasit, ja si i stërviste luftëtarët e shtetit islamik në Shqipëri

2016/08/16 at 11:24 PM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Zbulohet aktiviteti i maqedonasit, ja si i stërviste luftëtarët e shtetit islamik në Shqipëri

Gjykata në Tiranë caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” për shqiptarin nga Maqedonia, Imerli Avmeti, që dyshohet se ka qenë pjesë e formacioneve të ISIS-­it.

I dyshuari 46­ vjeçar, me banim në Gostivar, kishte hyrë ilegalisht në Shqipëri, por ishte mbajtur në vëzhgim nga ana e strukturave të Antiterrorit. Sipas dosjes së përcjellë nga pala maqedonase, dyshohet se Imerli Avmeti ka stërvitur dhe trajnuar individë me tendencë ekstremiste, të cilët, pas fazës përgatitore, u janë bashkuar formacioneve të ISIS­it.

Me kërkesë të Prokurorisë, i arrestuari u la në qeli ditën e djeshme, në mënyrë që Prokuroria të ketë kohën e nevojshme për formalizimin e ekstradimit të tij në Maqedoni. Më 13 gusht 2016, Gjykata maqedonase lëshoi urdhër­arrestin, ndërsa forcat e Antiterrorit në Tiranë një ditë më pas e ekzekutuan urdhrin e Gjykatës maqedonase, pasi po mbanin në vëzhgim të dyshuarin.

Zyrtarisht, Policia e Shtetit deklaroi se arrestimi i 46­vjeçarit u bë pas një urdhër­arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Prokuroria maqedonase. PERSONAZHI Imerli Avmeti ka 4­5 hyrje­ dalje në Shqipëri, disa prej të cilave i ka legale, pasi janë të regjistruara edhe në sistemin TIMS. Së fundi, ai ka hyrë në vendin tonë ilegalisht, pasi dyshohet se kishte marrë dijeni për faktin se ishte në ndjekje nga Policia. Identifikimi dhe arrestimi i të kërkuarit është bërë në bazë të informacioneve të marra nga shërbimet sekrete të dy vendeve.

Në Shqipëri dyshohet se 46­ vjeçari ka nisur të kontaktojë me persona me prirje radikale, të cilët dyshohet se ka tentuar t’i rekrutojë për t’i dërguar në kampet stërvitore jashtë Shqipërisë, me destinacion final Sirinë. Policia shqiptare ka thënë se 46­vjeçari akuzohet në vendin e tij për veprën penale “Pjesëmarrje në ushtri, polici, formacione paramilitare të huaja”, parashikuar nga neni 322 i Kodit Penal maqedonas. SI U ARRESTUA

Në deklaratën e Policisë theksohet se kapja e të dyshuarit është bërë pas një pune disajavore me përdorimin e metodave speciale të hetimit nga specialistët e Drejtorisë së Antiterrorit. Kanë qenë këta të fundit që kanë bërë lokalizimin e vendndodhjes së personit të shumëkërkuar në vendin e quajtur “Rruga e Barrikadave”, pranë ish­  kinema “17 Nëntori”, Tiranë. “Ky shtetas ka mundur t’u shpëtojë arrestimeve të kryera në Maqedoni në muajin gusht 2015 gjatë një operacioni antiterrorizëm. Nëse gjendet fajtor, rrezikon burgim nga 20 vite deri në burgim të përjetshëm. Operacioni antiterror për kapjen dhe arrestimin e shumë të kërkuarit për akte terroriste është koordinuar dhe zhvilluar në bashkëpunim të suksesshëm me partnerët tanë strategjikë ndërkombëtarë”, theksohej ndër të tjera në materialin e akuzës ndaj 46-­vjeçarit. /Panorama.al Trazhgim Sokolaj

Etiketa: arrestimiImerli Avmetimaqedoni

Ju sugjerojmë

SHBA sheh mundësi për bashkëpunim ekonomik me Kosovën, kërkon heqjen e barrierave
Rajoni

SHBA sheh mundësi për bashkëpunim ekonomik me Kosovën, kërkon heqjen e barrierave

24 Korrik, 2025 10:53 pm
Macron u bën thirrje partive me “vlera republikane” ta formojnë Qeverinë e re
Bota

Presidenti francez: Parisi do ta njohë Palestinën si shtet!

24 Korrik, 2025 10:31 pm
Dështon sërish tentativa për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Kosovë/ Kushtetuesja vendos masë të përkohshme për seancën konstituive

24 Korrik, 2025 10:10 pm
Situata e zjarreve, zjarrfikësit në luftë me flakët në të gjithë vendin
Aktualitet

Situata e zjarreve, zjarrfikësit në luftë me flakët në të gjithë vendin

24 Korrik, 2025 9:51 pm
‘Ku po e udhëheq Meloni Evropën?’, kryeministrja italiane në kopertinën e ‘TIME’
Bota

‘Ku po e udhëheq Meloni Evropën?’, kryeministrja italiane në kopertinën e ‘TIME’

24 Korrik, 2025 9:35 pm
Deklarata e ministrit izraelit: Gaza duhet të zhduket!
Bota

Deklarata e ministrit izraelit: Gaza duhet të zhduket!

24 Korrik, 2025 9:19 pm
Arabia Saudite nënshkruan marrëveshje për rindërtimin e Sirisë
Bota

Arabia Saudite nënshkruan marrëveshje për rindërtimin e Sirisë

24 Korrik, 2025 9:07 pm
Pallati i Kongreseve do të rijetëzohet, së shpejti kalon në pronësi të MEKI-t
Aktualitet

Pallati i Kongreseve do të rijetëzohet, së shpejti kalon në pronësi të MEKI-t

24 Korrik, 2025 8:35 pm
Ura e Milotit mbyllet përfundimisht, pas rrezikut për shembje
Aktualitet

Ura e Milotit mbyllet përfundimisht, pas rrezikut për shembje

24 Korrik, 2025 8:20 pm
Hasani: Kërkesa e presidentes është e pabazuar, vendimi i Kushtetueses pritet mbi…
Rajoni

Hasani: Kërkesa e presidentes është e pabazuar, vendimi i Kushtetueses pritet mbi…

24 Korrik, 2025 8:09 pm
Para
Video/ Rio, atleti japonez eleminohet pasi penisi i tij preku pengesën

Video/ Rio, atleti japonez eleminohet pasi penisi i tij preku pengesën

Terroristi Lavdrim Muhaxheri është gjallë, dalin foto të reja

Terroristi Lavdrim Muhaxheri është gjallë, dalin foto të reja

Foto/ Vrasja monstruoze. ja si e torturoi 65 vjeçari Jonidën para vrasjes

Foto/ Vrasja monstruoze. ja si e torturoi 65 vjeçari Jonidën para vrasjes

Please login to join discussion

TE FUNDIT

SHBA sheh mundësi për bashkëpunim ekonomik me Kosovën, kërkon heqjen e barrierave

SHBA sheh mundësi për bashkëpunim ekonomik me Kosovën, kërkon heqjen e barrierave
24 Korrik, 2025

Shtetet e Bashkuara vlerësojnë për Radion Evropa e Lirë se ekzistojnë mundësi të rëndësishme për bashkëpunim ekonomik me Kosovën në...

Lexo më shumë

Presidenti francez: Parisi do ta njohë Palestinën si shtet!

Macron u bën thirrje partive me “vlera republikane” ta formojnë Qeverinë e re
24 Korrik, 2025

Presidenti francez Emmanuel Macron njoftoi vendimin e tij për të njohur shtetin e Palestinës të enjten (24/7) , duke shtuar...

Lexo më shumë

Kosovë/ Kushtetuesja vendos masë të përkohshme për seancën konstituive

Dështon sërish tentativa për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
24 Korrik, 2025

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur masë të përkohshme nga 27 korriku deri më 8 gusht, periudhë në të cilën...

Lexo më shumë

Situata e zjarreve, zjarrfikësit në luftë me flakët në të gjithë vendin

Situata e zjarreve, zjarrfikësit në luftë me flakët në të gjithë vendin
24 Korrik, 2025

Vendi nuk gjen qetësi nga zjarret. Një zjarr i përmasave të mëdha në fshatin Kakavijë ka bllokuar edhe punën në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com