Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Qytetarët e kritikojnë Edi Ramën për prishjen e fasadës së stadiumit, por ja si argumenton ai

2016/08/16 at 12:25 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Fasada e Stadiumit, ose babëzia e injorantëve!

Qytetarët i kërkojnë kryeministrit Rama, transparencë mbi stadiumin Qemal Stafa, në truallin e të cilit ai ka dhënë leje që të ngrihet një kullë private. I kërkojnë të dinë nëse se kush përfiton më shumë nga stadiumi, ata apo biznesmeni që po ndërton kullën dhe që sipas opozitës është njeri i kryeministrit. Teksa këto shqetësime vazhdon t’i lërë pa përgjigje, kryeministri po shpik shqetësime imagjinare. Ai thotë në fejsbukun e tij se po u shkruan atyre që shqetësohen përse po investohet për qendrat e qyteteve. Në të vërtetë për këto investime nuk ka patur ndonjë shqetësim veç kritikave kur ka pasur dyshime për mënyrën e përdorimit të fondeve apo mospëlqim për projektet si në rastin e Durrësit ku qytetarët thonë se pllakat prej mermeri e kanë bërë të pamundur qëndrimin në shesh vetës nga dielli që djeg e vjeshtës e dimrit nga shiu që i ben pllakat të rrëshqitshme.


Postimi i Ramës:
KOMENTUESVE QE THONE PSE QENDRAT E QYTETEVE(?)…

…dëshiroj t’u them se 23 vjet u fillua kuturu çdo mandat, kap këtu një rrugë, riparo aty një copë ujësjellësi, hap andej një kanal e hidh matanë ca asfalt ose zhavorr dhe ja ku e gjetëm, pas çerek shekulli jo fshatrat s’iu afruan qyteteve, po qytetet u bënë si katunde të frikshme! Apo jo?!

Ndërkohë Programi Kombëtar i Rilindjes Urbane ka nisur prej aty ku ka nisur çdo qytetërim apo nga ku ka rinisur çdo epokë apo kapitull i ri zhvillimi social e urban: Nga qendrat e qyteteve, të cilat janë qendra e gravitetit të bashkëjetesës komunitare, zemra që mban lidhur të gjitha arteriet e një njësie të organizuar shoqërore. Dhe prej aty programi po vijon të shtrihet në arteriet kryesore e, me patjetër do të prekë, pjesë – pjesë, çdo zonë të banuar të bashkive të reja që krijoi reforma historike e administrimit të territorit, fshat më fshat. E di që shumë njerëz janë lodhur duke pritur 25 vjet që ky ndryshim real e i prekshëm që po ndodh sot në zonat qendrore të qyteteve tona, të ndodhte në lagjen a në fshatin e tyre apo në rrugën që lidh shtëpinë e tyre me qendrën e qytetit! Kanë shumë të drejtë. Po çfarë të bëjmë sot?!

Nuk besoj që edhe më të verbërit, ta besojnë vërtetë se është mëkati i kësaj qeverie që në raport më zhvillimin urban të territoreve bashkiake, e ka nisur punën aty ku, në fakt, puna duhet të kishte nisur 25 vjet më parë! Nëse ju e imagjinoni me siguri ku do të ishin sot edhe fshatrat, po të kishte filluar puna si duhet, me rend logjik, para 25 vjetësh, ju siguroj se unë e di shumë mirë se ku do të ishim 25 vjet nga sot po të vazhdonim arrno këtu e arrno atje! Pra do të humbisnim edhe 25 vjet të tjera në këtë drejtim, siç humbëm 25 vitet që çanë e ikën. Ashtu sikundër e shoh si dritën e diellit ku do mbërrijmë jo shumë, po 10 vjet më tutje, në rrugën që jemi nisur :)

Prandaj punë pa u lodhur, durim pa humbur logjikën dhe natyrisht sakrifica pa harruar qëllimin. Sepse, nëse një gjeneratë u rrit në një vend pa qytete në kuptimin më të thjeshtë të hapësirës publike e sociale, gjenerata tjetër meriton të ketë Shqipërinë e saj të qytetëruar Europiane, që fizikisht nis pikërisht nga qendra e bashkisë Dhe do ta ketë padiskutim
#Rilindje#ShqipëriaeGjeneratësTjetër



Ju sugjerojmë

“Më i fuqishëm i 40 viteve të fundit”, Napoli goditet nga tërmeti
Aktualitet

Lëkundje sizmike në Tiranë/ Ja magnitudat dhe epiqendrat e tërmetit

2 Gusht, 2025 5:34 pm
62-vjeçari bie nga lartësia në Golem, ndërron jetë gjatë rrugës për spital
Aktualitet

Urgjenca/ mbi 110 mijë thirrje për ndihmë mjekësore!Numri i vizitave në banesë dhe..

2 Gusht, 2025 5:19 pm
Tiranë/ Zjarr afër një karburanti në Yzberisht, tymi mbulon zonën
Aktualitet

Tiranë/ Zjarr afër një karburanti në Yzberisht, tymi mbulon zonën

2 Gusht, 2025 5:03 pm
Durrës/ Mbytet në det turistja boshnjake
Aktualitet

Durrësi, i rezervuar deri në shtator/ Turoperatorët: Fluks i lartë pushuesish

2 Gusht, 2025 4:56 pm
Islanda, Mali i Zi apo Shqipëria – cili shtet anëtarësohet i pari në BE?
Aktualitet

Islanda, Mali i Zi apo Shqipëria – cili shtet anëtarësohet i pari në BE?

2 Gusht, 2025 4:46 pm
Kosovë/ Osmani pret zyrtarin e lartë amerikan të Mbrojtjes, David Baker
Rajoni

Kosovë/ Osmani pret zyrtarin e lartë amerikan të Mbrojtjes, David Baker

2 Gusht, 2025 4:24 pm
Mbi 15,900 viktima në Gaza, mbi 40 mijë të plagosur
Bota

Gaza/ Nga fillimi i luftës, janë vrarë mesatarisht 28 fëmijë çdo ditë

2 Gusht, 2025 3:40 pm
A është në rrezik e ardhmja e internetit? Si po ndikon Inteligjenca Artificiale
Life Style

A është në rrezik e ardhmja e internetit? Si po ndikon Inteligjenca Artificiale

2 Gusht, 2025 3:12 pm
Mrekulli inxhinierike, Kina ndan malet në mes dhe ndërton urën më të lartë në Botë
Bota

Mrekulli inxhinierike, Kina ndan malet në mes dhe ndërton urën më të lartë në Botë

2 Gusht, 2025 3:01 pm
Barcelonë/ Djalit 10-vjeçar i skadon pasaporta, prindërit e braktisin në aeroport
Bota

Barcelonë/ Djalit 10-vjeçar i skadon pasaporta, prindërit e braktisin në aeroport

2 Gusht, 2025 2:41 pm
Para
DOKUMENTI/ Alibeaj: Rama bëri shef në policinë e Korçës, një të dënuar për nxjerrje sekreti

DOKUMENTI/ Alibeaj: Rama bëri shef në policinë e Korçës, një të dënuar për nxjerrje sekreti

KQZ i jep mandatin e deputetes Dhurata Çupit

KQZ i jep mandatin e deputetes Dhurata Çupit

Zjarre në Lezhë, përfshihen hoteli dhe një banesë

Zjarre në Lezhë, përfshihen hoteli dhe një banesë

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Lëkundje sizmike në Tiranë/ Ja magnitudat dhe epiqendrat e tërmetit

“Më i fuqishëm i 40 viteve të fundit”, Napoli goditet nga tërmeti
2 Gusht, 2025

Vendi ynë gjatë pasdites së sotme është përfshirë nga lëkundjet sizmike. Sipas Qendrës Mesdhetare të Sizmiologjisë, epiqendra e tërmetit të...

Lexo më shumë

Urgjenca/ mbi 110 mijë thirrje për ndihmë mjekësore!Numri i vizitave në banesë dhe..

62-vjeçari bie nga lartësia në Golem, ndërron jetë gjatë rrugës për spital
2 Gusht, 2025

Gjatë muajve të verës shërbimi i urgjencës ka qenë në vijën e parë të ndihmës mjekësore për qytetarët dhe turistët....

Lexo më shumë

Tiranë/ Zjarr afër një karburanti në Yzberisht, tymi mbulon zonën

Tiranë/ Zjarr afër një karburanti në Yzberisht, tymi mbulon zonën
2 Gusht, 2025

Pasditen e sotme një zjarr ka rënë pranë një karburanti në zonën e Yberishtit në Tiranë. Nga raportimet e para...

Lexo më shumë

Durrësi, i rezervuar deri në shtator/ Turoperatorët: Fluks i lartë pushuesish

Durrës/ Mbytet në det turistja boshnjake
2 Gusht, 2025

Vendi ndodhet në pikun e sezonit turistik, duke bërë që gushti të sjellë fluks turistësh në Durrës. Hotelet janë të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com