Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Koment/ Vjeshta e Merkelit

2016/08/16 at 10:50 AM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Koment/ Vjeshta e Merkelit

Rrallë ka qenë kaq i madh presioni ndaj Kancelares gjermane sa aktualisht. Por megjithatë as këtë vit pas verës nuk duhet të ndeshemi me vjeshtën e Angela Merkelit, mendon Christoph Strack.

Për të njëmbëdhjetën herë e nisi Angela Merkel si Kancelare pas pushimeve të verës përditshmërinë e saj politike. Për ritëm të zakonshëm të jetës së përditshme nuk mund të flitet asnjëherë. Kancelarja gjermane nuk niset me termus dhe kuti me bukë në dorë për të punuar tetë orë në tryezën e punës. Por kaq pak rutinë sa këtë vit ka rrallë. Edhe kaq shumë rrezik.

E megjithatë ka diçka katastrofale, kur vëzhguesit shohin perëndim perëndish tek Merkeli. Po të shfletosh vitet që prej vitit 2006, vendin njëri-tjetrit ia lënë tituj të tillë si “detyra delikate”, “konfuzion”, “vlerat më të këqia në sondazhe që prej…” Situata krize. Mund të mos e pëlqesh mënyrën e veprimit të Merkelit, të të menduarit dhe të pritjes së zhvillimit të punëve prej saj – por në kohë alarmi, në konferencat e saj të rralla të shtypit del në pah që Kancelarja është e ndërgjegjshme për klimën e përgjithshme, por me vendosmëri përfaqëson qetësinë dhe veprimin. Megjithë dhe pas Würzburgut dhe Ansbachut.

Ndalimi i burkas dhe anulimi i nënshtetësisë së dyfishtë

Gjendja e sigurisë ka ndryshuar në Gjermani. Koalicioni i madh qeveritar përpiqet që t’i përgjigjet gjendjes me masa të shumëllojshme. Por edhe kur mbështetës të vijë së fortë të CDU-së, siç janë kryetarët e landeve përgjegjës për politikën e brendshme si ata të Mecklenburg-Forpomeranisë dhe të Berlinit kërkojnë ndalimin e burkës (çarçafit) dhe të mbulimit të plotë të grave ose eleminimin e plotë të nënshtetësisë së dyfishtë – këto nuk janë sfidat më të mëdha për Merkelin.

As integrimi i refugjatëve në tregun e punës, që ajo do ta bëjë temë qendrore në një takim me krerët e koncerneve gjermane, nuk e rrezikon pozicionin e Merkelit. Jo, nëse vjeshta 2016 do të kthehet në një vjeshtë të nxehtë politike të Merkelit, kjo mund të shkaktohet nga politika e jashtme. Dhe këtu nuk luan rol vetëm zhvillimi dramatik në Turqi.

Ministri i Jashtëm i Merkelit, Steinmeier udhëtoi pas ngjitjes në Piz Palü dhe ditëve të tjera të pushimeve në Alpe shkurt për një bisedë krize për Ukrainën dhe Sirinë në Rusi. Dhe konferenca e parë qeveritare e shtypit pas pushimeve verore të Merkelit u mor fillimisht – për 41 minuta – gati krejtësisht me tema ndërkombëtare. Edhe takimi i parë në kalendarin e saj përsa i përket politikës së jashtme ka të bëjë me një dramë të politikës së jashtme. Të enjten në darkë, Merkelin do ta vizitojë Presidenti i Këshillit të BE, Donald Tusk. Për temën e Brexitit dhe për të ardhmen e BE. Berlini i saj është Brukseli tjetër.

Christoph StrackChristoph Strack

Tepër kriza ndërkombëtare. Kur acarohet edhe më tej konflikti i Ukrainës ose keqësohen edhe më tej marrëdhëniet me Turqinë – atëherë rritet edhe presioni ndaj Merkelit për të vepruar detyrimisht dhe për të vendosur, jo vetëm për të zhvilluar bisedime. Kjo në një kohë kur është ajo me ministrin e saj të Jashtëm që e ruan kontaktin me Moskën. Për shkak të Ukrainës, tani edhe për shkak të Sirisë. Po të shkallëzohet edhe më tej situata në Turqi? Sikur rrugën të mos e marrin ndoshta miliona refugjatë sirianë, por qindra mijëra kurdë nga Turqia? Në një botë, ku pozitat më të mira ndërkombëtarisht i kanë populistët, Kancelarja do të ndodhej  nën presion të madh për të vepruar me shpejtësi.

Ju sugjerojmë

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit
Sport

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit

7 Qershor, 2025 12:48 pm
Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!
Kryesore

Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!

7 Qershor, 2025 12:29 pm
Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?
Bota

Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?

7 Qershor, 2025 12:18 pm
Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë
Politikë

Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë

7 Qershor, 2025 12:04 pm
Dështon për herë të 27-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Dështon për të 28-ën herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës

7 Qershor, 2025 11:54 am
Kosovë/ Çfarë do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?
Rajoni

Kosovë/ Çfarë do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?

7 Qershor, 2025 11:41 am
Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë
Aktualitet

Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë

7 Qershor, 2025 11:19 am
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Aktualitet

Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen

7 Qershor, 2025 11:06 am
Sherri në Ksamil,policia arreston një shtetas turk dhe procedon penalisht 4 të tjerë
Aktualitet

Sherri në Ksamil,policia arreston një shtetas turk dhe procedon penalisht 4 të tjerë

7 Qershor, 2025 10:50 am
”The Guardian”: Shqipëri-Serbi ngjall kujtimet e 2014-s
Kryesore

”The Guardian”: Shqipëri-Serbi ngjall kujtimet e 2014-s

7 Qershor, 2025 10:35 am
Para
A lejohet veshja myslimane burkini në plazhe?

A lejohet veshja myslimane burkini në plazhe?

Një i armatosur hap zjarr në qendër të qytetit belg

Një i armatosur hap zjarr në qendër të qytetit belg

Vajza padit komshiun për përdhunim, por arrestohet vetë…

Bëri nënën për spital, arrestohet 43 vjeçari në Tiranë

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit
7 Qershor, 2025

Fitore me Serbinë, për të harruar disi zhgënjimin e fundit të sezonit me Interin. Kjo është mënyra si Kristjan Asllani...

Lexo më shumë

Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!

Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!
7 Qershor, 2025

Mbrëmjen e sotme, në orën 20:45 do të zhvillohet ndeshja historike Shqipëri-Serbi në stadiumin “Air Albania”, e vlefshme për eleminatorët...

Lexo më shumë

Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?

Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?
7 Qershor, 2025

Në Amerikë po përshkallëzojnë grindjet mes presidentit Trump dhe Elon Musk. Cilat mund të jenë pasojat? Disa ditë më parë,...

Lexo më shumë

Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë

Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë
7 Qershor, 2025

Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e një konsullate në qytetin e Korçës. Lajmin e ka bërë të ditur ministri maqedonas...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com