Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ku do i gjejë qeveria investimet e huaja? Sa janë zvogëluar ato?

2016/08/16 at 10:37 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Ku do i gjejë qeveria investimet e huaja? Sa janë zvogëluar ato?

Teksa Investimet e huaja direkte shënuan një rënie të fortë prej 42% në tremujorin e parë të këtij viti, edhe tremujori i dytë dhe i gjithë 6 mujori nuk premton të jetë i mbarë. Bankers Petroleum, investitori më i madh i huaj në vend ka deklaruar se shpenzimet kapitale në 6 muajt e parë të vitit ishin 20 milionë dollarë, nga 87.5 milionë dollarë në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Sidomos në tremujorin e dytë, Bankers ka investuar vetëm 7.3 milionë dollarë, nga 37.5 milionë dollarë në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kompania njoftoi se nuk shpoi asnjë pus të ri gjatë këtij tremujori.

Dy vitet e fundit (2014-2015), investimet në hidrokarbure (kryesisht Bankers) përbënin rreth 40% të totalit të investimeve të huaja.  Për krahasim, në janar-qershor 2014, investimet kapitale të Bankers ishin 132 milionë dollarë, apo mëse 6 herë më të larta se në të njëjtën periudhë 2016.

Frenimi i Bankers pritet të lërë  zbuluar një pjesë të rëndësishme të investimeve të huaja dhe të zbehë shpresat e qeverisë për një hyrje të kapitalit në vend, teksa sipërmarrjet e reja të mëdha me kapital të huaj po mungojnë. Vërtet vitin e kaluar u hapën 694 sipërmarrje të reja me pronarë të huaj, por sipas INSTAT, 507 kishin më pak se 4 punonjës, apo 73% e tyre, duke qenë kryesisht biznese të vogla që nuk sjellin investime të mëdha. Vetëm 43 sipërmarrje të reja të huaja që kanë mbi 50 punonjës janë hapur vitin e kaluar. Pjesa më e madhe e ndërmarrje të huaja janë italiane, kryesisht call center, që duan një kapital minimal për t’u hapur.

Taksat më të larta në rajon, mungesa e incentivave (Serbia psh ndonëse ka taksa të krahasueshme me ne ofron subvencione për investitorët), klima e rënduar e investitorëve aktuale, që po thuhet hapur nga gjithë dhomat e huaja, janë disa nga arsyet që po mbajnë larg investitorët e huaj.

Investimet e huaja ishin 152 milionë euro në tremujorin e parë, nga 261 milionë euro në janar-mars 2015 dhe 222 milionë euro në tremujorin e parë 2014, sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë. Shtesa e kapitalit të bankave, një tjetër element që nxiti investimet në 2015-n, ishte gati 50% më e ulët në gjashtëmujorin e parë 2016, në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, sipas statistikave të pasiveve të sistemit, të publikuara nga Banka e Shqipërisë (8 miliardë lekë, nga 15.3 mld lekë që ishte shtesa në janar-qershor 2015). Licenca celulare, që i dhanë hov investimeve të huaja në gjysmën e parë të 2015-s, nuk janë dhënë në muajt e parë të këtij viti.

Shpresa e vetme për qeverinë mbeten dy investimet e mëdha strategjike për momentin, gazsjellësi TAP dhe HEC-i i Devollit.

Të dhënat e investimeve të huaja për tremujorin e dytë pritet të publikohen në shtator nga Banka e Shqipërisë. /Monitor

Ju sugjerojmë

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
Bota

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

6 Qershor, 2025 10:11 pm
Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
Aktualitet

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

6 Qershor, 2025 10:05 pm
DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
Bota

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

6 Qershor, 2025 9:42 pm
Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
Bota

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

6 Qershor, 2025 9:18 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Cili është projektligji i shpenzimeve që qëndron në qendër të përplasjes Trump-Musk?

6 Qershor, 2025 8:51 pm
Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës
Bota

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

6 Qershor, 2025 8:38 pm
Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë
Bota

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë

6 Qershor, 2025 8:32 pm
Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar
Bota

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar

6 Qershor, 2025 8:06 pm
Bashkëshorten serbe, Gjimshiti-gazetarit serb: S’të tregoj ty jetën private
Sport

Bashkëshorten serbe, Gjimshiti-gazetarit serb: S’të tregoj ty jetën private

6 Qershor, 2025 7:50 pm
Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur
Kryesore

Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur

6 Qershor, 2025 7:15 pm
Para
Pesë shenjat që tregojnë se një mashkull po flirton me ty

Pesë shenjat që tregojnë se një mashkull po flirton me ty

Çfarë po ndodh me shëndetin e Michael Schumacher?

Çfarë po ndodh me shëndetin e Michael Schumacher?

Koment/ Vjeshta e Merkelit

Koment/ Vjeshta e Merkelit

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
6 Qershor, 2025

Të paktën 38 persona u vranë nga sulmet ose të shtënat me armë zjarri izraelite në Rripin e Gazës. Mbrojtja...

Lexo më shumë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
6 Qershor, 2025

Denoncimi i radhës në emisionin  “Stop” në Tv Klan vjen nga një denoncues  80-vjeçar  në qytetin e Korçës i cili...

Lexo më shumë

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
6 Qershor, 2025

Vendet e rajonit të Ballkanit janë përfshirë në kontaktet brenda një strategjie më të gjerë amerikane për dëbimin e shtetasve...

Lexo më shumë

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
6 Qershor, 2025

Një gjykatë në Norvegji ka dënuar një mjek me 21 vite burg për përdhunimin dhe abuzimin seksual të dhjetëra pacienteve,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com