Një ditë më parë, 65vjeçari Sokrat Shani i dha fund jetës duke u vetëvrarë me plumb në gojë, në gjendje të rëndë psikike, pasi kishte mbytur me litar të dashurën 36 vite më të re.
Veç familjarëve të dy viktimave që kanë thënë se kanë qënë në dijeni për lidhjen mes 65 vjeçarit dhe vajzës së re, dëshmi të tjera kanë dalë në dritë.
Miq dhe të afërm të biznesmenit të farave dhe fidanëve në bujqësi shprehen të tronditur për krimin. Sipas tyre, Sokrat Shani ishte një njeri dashamirës që kishte dhënë shumë kontribute për këtë zonë, duke ndihmuar fermerët.
“Sokratin e njihja që fëmijë, ishte dashamirës me njerëzit. Ka dhënë shumë kontribut për zonën tonë. Me biznesin e tij, ka ndihmuar shumë fermerë në zonë’, shprehet miku i tij.
Ata thonë se përpara se të ndodhet kjo ngjarje kishin dëgjuar të përflitej për lidhjen etij me të renë, por nuk i besonin këto fjalë.
“Sokrati ishtë zemërmadh, kishte ndihmuar shumë fermerë dhe banorë në zonë duke ju falur dhe para”. Kjo që ka ndohur duket e pabesueshme. Nuk kemi se çfarë të themi më shumë”-tha një mik i tij për NEWS 24.