Pas krimit të dyfishtë, prokuroria e Lushnjës ka marrë në pyetje familjarët e viktimës Sokrat Shani, të cilët kanë deklaruar se kanë qenë në banesë, në katin e parë, kur kanë dëgjuar një krismë arme rreth orës 06:30 dhe kur kanë shkruar në dhomën ku banonte 65vjeçari, kanë konstatuar se ai ishte i shtrirë dhe i gjakosur në fytyrë.
Nga ana tjetër, bashkëfshatarë të viktimës dje u shprehën se 65 vjeçari jetonte i vetëm dhe se ishte qejfli femrash.
“Pasi ndau bashkëshorten, Sokrat Shani ka pasur lidhje edhe me femra të tjera. Prej disa kohësh ai ishte lidhur me këtë vajzën që mbyti në Golem. Jemi shokuar nga kjo ngjarje”, thanë banorë të zonës së Krutjes së Sipërme.
Nga hetimi, rezultoi se biznesmeni ka pasur lidhje dhe ka bashkëjetuar me shtetasen Jonida Çanaku, të cilën e shëtiste me fuoristradë. Gjithashtu, burime zyrtare nga policia e Lushnjës sqaruan se 29vjeçarja Jonida Çanaku ishte nga fshati Kryekuq i Lushnjës.
Fillimisht u tha pas ngjarjes se vajza që u gjet e vrarë në një apartament në Golem të Kavajës ishte studente. Por, ky version u hodh poshtë nga policia, e cila deklaroi se 29vjeçarja ishte shtëpiake.
Nga ana tjetër, të afërmit e 29vjeçares dje u shprehën për mediat se ajo ka qenë e fejuar para disa vitesh dhe se është ndarë me mirëkuptim./BW