Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Artur Zheji: Pse bëhem me Edi Ramën

2016/08/15 at 11:06 PM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Të fshihesh pas Sali Berishës…

Artur Zheji


Shqiptarët janë me pushime. Por interesat e joshqiptarëve nuk pushojnë as në Gusht. Mbas denoncimeve të mediave për ardhjen e rrufeshme në Himarë të krylobistit greko-amerikan Geixh, që ti jepte një dorë trazirave në Himarë, duket se Geixh, aspak i dashur nga shqiptarët, u fsheh me mjeshtëri, në turmën e himarjotëve të acaruar.

Në tribunë dolën dy persona, Niko Neranxi, biznesmen i njohur dhe i deklaruar himarjot shqiptar dhe Vangjel Dule, kryetari i partisë PBDNJ, që e ka shprehur hapur doktrinën e tij politike se Himara është Greqi dhe Vorio-Epir.

Aty ishte edhe Geixh, i padukshëm për kamerat, por në pozicionin e mirë të Regjizorit dhe të bashkë financuesit shpirtëror dhe jo vetëm, të turbullirave dhe paqartësirave himariote. Të peshkuara politikisht.

Për të gëzuar Geixh dhe financuesit jashtë Shqirësisë së PBDNJ, Vangjelis Dules, foli një greqishte fshati, por të mjaftueshme dhe të mirëkuptueshme nga ustallarët e tij, përtej kufinjve të Shqipërisë.

Në të vërtetë Dule, njihet si person mjaft qytetar dhe i komunikueshëm, por kur duhet, duhet, ky dhe është profesioni i tij prej politikani në Shqipëri.

Greqishtja e tij në tribunën e një proteste qytetare për cështje të riformatimit urban të qyetezës, është një provokim i një natyre krejtësisht tjetër. Është një përpjekje e suksesshme për të zhvendosur konfliktin në një plan krejt tjetër. Nëqoftëse Neranxi mund të ketë edhe ai të drejtat e tij, për ta lënë Himarën e vjetër të paprekur, sepse kështu e do tradita, si mundet Dule, që është shumë larg asaj krahine me orgjinë, të ngrejë një flamur luftënxitës shqiptaro-greke?

Edhe sa herë do të përdoret cdo gjë e mundur në Himarë, për të na kujtuar qëllimisht dhe pa lidhje Vorio-Epirin?!

Një thirrje për revoltë nacionaliste antishqiptare është një bidon me benzinë, krejt anti europianiste, jashtë kohe dhe hapësire. E zymtë, e vjetër, e zbrazusr nga cdo kuptim. E shëmtuar dhe aspak e shëndetshme.

Por sigurisht zoti Geixh mbajti shënim dhe sigurisht edhe regjistroi video, që do tua cojë bashkëatdhetarëve helenë në SHBA, për tu preku zemrat e ngrata prej emigranti të përmalluar, me ulurimën se vorioepirotët në Shqipëri po vujanë, po shtypen, po batërdisen, po shkelen me këmbë nga turkoshakët e fundit në Ballkan, shqiptarët. Dhe pastaj qeset zgjidhen dhe financimet vërshojnë për të “shpëtuar apo ndihur” si vëllezërit grekë në Vorio-Epir.

Kështu ndodhi para ca kohe edhe për një garazh, andej nga bregu që kish qenë dikur një lloj kishe e vjetër. Garazhi u prish dhe në vend të saj u bë dicka krejt më e mirë.

Mirëpo, nëse kuptoj Neranxin, nuk mundem të pranoj greqishten e lodhur të Dules dhe qarjen nacionaliste të hallit të një pjese të Himariotëve, që protestojnë për një arësye krejt të natyrës urbane, cështje rrugësh apo shtëpiash të vjetra që duhet tu lënë vend, ca gjërave të reja dhe ca zgjidhjeve të reja urbane. Qofshin këto edhe të gabuara krejtësisht, por që skanë fare lidhje me një persekutim racial, fisnor apo të të drejtave të “shkelura” të himarjotit.

Nëse do të më duhej të zgjidhja ndërmjet Ramës dhe revoltës qesharake por të rrezikshme të Dules, do të zgjidhja sigurisht Ramën dhe të vetmin rast të “arrogancës” së tij të pranueshme.

Atë arrogancë që është, kundër futjes së hundëve nacionaliste në debatin e zjarrtë të një zgjidhjeje urbane alternative./360Gradë

Etiketa: Artur ZhejiDuleHimaraNeranxiprotestarama


Ju sugjerojmë

Shqipëria gati për Serbinë,kuqezinjtë nesër udhëtojnë drejt Nishit me grupin e plotë
Sport

Shqipëria gati për Serbinë,kuqezinjtë nesër udhëtojnë drejt Nishit me grupin e plotë

9 Tetor, 2025 8:18 pm
Kolumbia: Varka që bombardoi SHBA nuk kishte drogë, por njerëz
Bota

Kolumbia: Varka që bombardoi SHBA nuk kishte drogë, por njerëz

9 Tetor, 2025 7:38 pm
Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën për kodin zgjedhor
Aktualitet

Gjykata Kushtetuese: Ja përse e pezulluam dekretin e Begajt për zgjedhjet në Tiranë

9 Tetor, 2025 7:14 pm
Zyrtarizohen kandidaturat/ Kush do ta drejtojë SPAK-un pas Dumanit?
Aktualitet

Zyrtarizohen kandidaturat/ Kush do ta drejtojë SPAK-un pas Dumanit?

9 Tetor, 2025 6:13 pm
Sulltan Novruzi, Begaj uron besimtarët bektashinj
Aktualitet

Kushtetuesja i pezulloi dekretin, reagon presidenti: E respektojmë vendimin

9 Tetor, 2025 5:50 pm
Vendimi i Kushtetueses, Florian Binaj: Kurdo që të caktohet votimi do marrim pjesë
Kryesore

Vendimi i Kushtetueses, Florian Binaj: Kurdo që të caktohet votimi do marrim pjesë

9 Tetor, 2025 5:49 pm
Kushtetuesja pezulloi zgjedhjet në Tiranë, reagon PS: Vendimi nuk prek…
Politikë

Kushtetuesja pezulloi zgjedhjet në Tiranë, reagon PS: Vendimi nuk prek…

9 Tetor, 2025 5:04 pm
Vuçiç: Serbia kurrë nuk ka kërkuar sanksione kundër Kosovës
Rajoni

Vuçiç: Dërgesa me dronë nga Turqia në Kosovë është e paligjshme

9 Tetor, 2025 4:54 pm
Gjykata Kushtetuese shqyrton më 21 qershor mandatin e Olta Xhaçkës
Aktualitet

Zgjedhjet në Tiranë/Kushtetuesja rrëzon Presidentin,vendimi përfundimtar në 31 tetor

9 Tetor, 2025 4:51 pm
Gjykata pezulloi zgjedhjet, Berisha: Mbrojtën Kushtetutën nga horrat e shtetit
Kryesore

Gjykata pezulloi zgjedhjet, Berisha: Mbrojtën Kushtetutën nga horrat e shtetit

9 Tetor, 2025 3:52 pm
Para
Ndryshojnë linjat e urbanëve në Tiranë, ja linjat dhe stacionet e reja

Video/ 30 vjeçari zhdep në dru të moshuarin në autobus

A e dinit që stadiumi Qemal Stafa kishte tunel që e lidhte me disa objekte?

A e dinit që stadiumi Qemal Stafa kishte tunel që e lidhte me disa objekte?

Horoskopi, 24 Janar 2016

Horoskopi/ E martë, 16 Gusht 2016

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Shqipëria gati për Serbinë,kuqezinjtë nesër udhëtojnë drejt Nishit me grupin e plotë

Shqipëria gati për Serbinë,kuqezinjtë nesër udhëtojnë drejt Nishit me grupin e plotë
9 Tetor, 2025

Kombëtarja shqiptare zhvilloi sot seancën e fundit stërvitore në “Shtëpinë e Futbollit” nën drejtimin e trajnerit Silvinjo. Stërvitja u fokusua...

Lexo më shumë

Kolumbia: Varka që bombardoi SHBA nuk kishte drogë, por njerëz

Kolumbia: Varka që bombardoi SHBA nuk kishte drogë, por njerëz
9 Tetor, 2025

Presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro, ka akuzuar Shtetet e Bashkuara për bombardimin e një varke në Karaibe që, sipas tij,...

Lexo më shumë

Gjykata Kushtetuese: Ja përse e pezulluam dekretin e Begajt për zgjedhjet në Tiranë

Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën për kodin zgjedhor
9 Tetor, 2025

Është zbardhur vendimi i Gjykata Kushtetuese që ndalon zhvillimin e zgjedhjeve për Bashkinë e Tiranës, duke pezulluar dekretin e Presidentit...

Lexo më shumë

Zyrtarizohen kandidaturat/ Kush do ta drejtojë SPAK-un pas Dumanit?

Zyrtarizohen kandidaturat/ Kush do ta drejtojë SPAK-un pas Dumanit?
9 Tetor, 2025

KLP zyrtarizon katër kandidaturat për kreun e SPAK. Prokurorët Klodian Braho, Elvin Gokaj, Doloreza Musabelliu dhe Adnan Xholi pretendojnë të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com