Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Si ta përdorësh energjinë pozitive për të qenë i suksesshëm

2016/08/15 at 9:21 AM
në -Jetë dhe Stil
Kohë leximi: 3 min
A A
Si ta përdorësh energjinë pozitive për të qenë i suksesshëm

Lloji i emocioneve që t’i rrezaton luan një rol të madh, nëse të tjerët do të të duan pranë apo jo. Ja se si të jesh më magnetik dhe i pëlqyeshëm


Në këtë momentë ka një aureolë energjie përreth teje që të tjerët mund ta ndiejnë. Pa thënë asgjë, t’i mund të lëshosh një ndjesi paqeje, qetësie dhe ndjenjash pozitive që mund të frymëzojnë, ngrejnë moralin dhe energjizojnë njerëzit me të cilët je në kontakt.

Nga ana tjetër, ti mund të sprapsësh njerëzit duke lëshuar emocione negativë si tensioni, ankthi dhe zemërimi. Njerëzit që veprojnë kështu quhen vampirë të energjisë, thotë Dr. Judith Orloff, psikiatre dhe autore e disa librave, përfshirë “Energji pozitive: 10 receta të jashtëzakonshme për të transformuar lodhjen, stresin dhe frikën në vibrim, forcë dhe dashuri”. “Këta janë njerëz që mund të të thithin të gjithë energjinë dhe mund të të bëjnë të lodhur e të depresuar, të të lodhin aq shumë sa të ndihesh gjithë kohës sikur je i lodhur”, thotë ajo.

Mos u bëj ai person, në asnjë mënyrë. Nëse dëshiron të kesh sukses në biznes dhe në jetë, duhet të synosh të jesh magnetik, i pëlqyeshëm dhe një person me të cilin të tjerët do të duan të rrijnë. Me fjalë të tjera, duhet të lëshosh energji pozitive. Ja këshillat e Orloff.

Ndrysho mendimet

Nëse ke mendime negativë, thjeshtë ndalu. Fokusohu qëllimisht në gjërat pozitive që të ndodhin në jetë. “Le të themi që po bëhesh një viktimë. Si për shembull: i gjori unë. Të gjithë janë kundër meje. Askush në punë nuk më vlerëson. Nuk do të kem asnjëherë rritje page. Në këtë mënyrë e fut veten në një valë negative”, thotë ajo. “Duhet të ndalesh e të mendosh: JO nuk do të shkoj aty. Ja si ta mendosh: Imagjino që vetëm komoditetet modernë kanë rritur në mënyrë të jashtëzakonshme cilësinë tënde të jetës, krahasuar me miliarda njerëzit që kanë jetuar dhe vdekur në këtë planet gjatë historisë. Ke gjëra të panumërta për të qenë mirënjohës.
Përmirëso humorin

Dëgjo muzikë të mirë. Kërko një shaka apo një të qeshur me gjithë zemër. Bëj seks sa herë të kesh mundësi. Ose angazhohu në atë që Orloff e quan “meditimi treminutësh i energjisë pozitive”. Kjo do të thotë të mbyllësh derën që të mos shpërqëndrohesh, të relaksohesh dhe të fokusohesh në një imazh shumë të bukur e të fuqishëm, si një perëndim dielli apo një ujëvarë. “Për vetëm tre minuta fokusohu në dicka shumë pozitive”, thotë ajo.

Kujdesu për trupin

Së pari, bëj ushtrime. Kjo bën që endorfina – e cila shërben si morfinë në trup – të rrjedhë papushim, e si pasojë të nxisë ndjenja pozitive. Ha fruta, zarzavate dhe ushqime të tjerë të shëndetshëm. Shmang sheqerin dhe sodën dietike. Kufizo konsumin e alkoolit dhe kafeinës.

Trajtoji mirë të tjerët

Mos u merr me thashetheme. Shiko se si t’u shërbesh të tjerëve, të ndihmosh kolegët dhe të shtosh dicka pozitive në mjedisin tënd. Orloff gjithashtu sugjeron të heqësh dorë nga krahasimet, domethënë të pushosh së kërkuari atë që kanë të tjerët. “Në vend të kësaj, fokusohu tek ajo që ke dhe nëse admiron dikë, mëso prej tyre”, thotë ajo. “Zilia dhe xhelozia krijojnë energji negative”.

Christina Desmarais/bota.al

Etiketa: energji pozitivesukses


Ju sugjerojmë

Horoskopi ditor, 2 janar 2025
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 26 korrik 2025

26 Korrik, 2025 8:13 am
Evropianët kanë pasur dikur lëkurë dhe flokë të errëta
-Jetë dhe Stil

Evropianët kanë pasur dikur lëkurë dhe flokë të errëta

23 Korrik, 2025 8:46 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 22 korrik 2025

22 Korrik, 2025 8:12 am
“Konflikte dhe tradhti në fund të korrikut”, astrologia paralajmëron shenjat
-Jetë dhe Stil

“Konflikte dhe tradhti në fund të korrikut”, astrologia paralajmëron shenjat

18 Korrik, 2025 1:57 pm
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 18 korrik 2025

18 Korrik, 2025 8:17 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 17 korrik 2025

17 Korrik, 2025 8:17 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 15 korrik 2025

15 Korrik, 2025 8:16 am
Planetët sjellin trazira!Meri Shehu:Javë me shpërthime emocionale dhe përplasje në..
-Jetë dhe Stil

Planetët sjellin trazira!Meri Shehu:Javë me shpërthime emocionale dhe përplasje në..

14 Korrik, 2025 7:02 pm
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 14 korrik 2025

14 Korrik, 2025 8:13 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 13 korrik 2025

13 Korrik, 2025 8:27 am
Para
Kaos ne Hanover, alarm ne stacionin qendror

Sulm me thikë dhe të shtëna në Gjermani

Video/32-vjeçari humbi jetën në Bovillë, për një orë nuk mundi të merrte ndihmë 

Video/32-vjeçari humbi jetën në Bovillë, për një orë nuk mundi të merrte ndihmë 

Ja çfarë e lidh Rita Orën me Nënë Terezën…

Foto/ Rita Ora "i vë flakën" Instagramit, ngre fustanin dhe tregon të brendshmet

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Borsh/ Flakët jashtë kontrollit, u afrohen shtëpive

Borsh/ Flakët jashtë kontrollit, u afrohen shtëpive
26 Korrik, 2025

Zjarri në malin e Borshit vijon ende me intensitet të lartë, teksa situata është alarmante. Edhe pse zjarrfikësit e Himarës...

Lexo më shumë

Zjarret, PD: Rama me pushime, paratë e shtetit i bën shpenzime luksi

Si po i nxit ndryshimi i klimës zjarret në Evropë?
26 Korrik, 2025

PD ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar prej disa ditësh nga zjarret që kanë përfshirë zona të ndryshme...

Lexo më shumë

Rëndohet bilanci i viktimave nga sulmet ruse në Ukrainë

Rëndohet bilanci i viktimave nga sulmet ruse në Ukrainë
26 Korrik, 2025

Pesë persona kanë humbur jetën gjatë natës në Ukrainë dhe Rusi si pasojë e shkëmbimeve intensive me dronë dhe raketa...

Lexo më shumë

Çfarë përmban pakoja ushtarake 652 milionë dollarëshe që SHBA do t’i shesë Ukrainës?

Çfarë përmban pakoja ushtarake 652 milionë dollarëshe që SHBA do t’i shesë Ukrainës?
26 Korrik, 2025

Pasi negociatat ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës, më 23 korrik, përfunduan pa ndonjë përparim të madh, Uashingtoni njoftoi se do t’i...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com